Kryesore

John McCain shkruan për vizitën në Tiranë: Opozita ka bojkotuar parlamentin

22:58 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një shkrim të tijin në Washington Post, senatori John McCain ka përcjellë impresionet e tij nga vizita në Ballkan. Në shkrimin e publikuar, McCain ka folur edhe për Shqipërinë. Senatori ka folur edhe për bojkotin e opozitës, duke thënë se se që prej muajit shkurt, opozita nuk shkon në parlament. Më tej, McCain ka folur edhe për konfliktin fetar, duke iu referuar arrestimit të 19 personave vitin e shkuar, të cilët dyshoheshin se do të sulmonin përgjatë ngjeshjes Shqipëri-Izrael.

“Tensionet politike janë në rritje. Maqedonia është në mes të një krize politike. Partia opozitare e Shqipërisë ka bojkotuar parlamentin që nga shkurti. Provokimet e fundit kanë përkeqësuar tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, duke penguar përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Një trashëgimi e trishtuar e konflikteve etnike dhe fetare, papunësia e lartë e të rinjve dhe faktorë të tjerë e bëjnë Evropën Juglindore veçanërisht të cenueshme ndaj kërcënimit të terrorizmit. Në vitet e fundit, qindra luftëtarë nga rajoni kanë shkuar për të luftuar për Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.

Vetëm vitin e kaluar, 19 të dyshuar u arrestuan në Kosovë në një komplot të Shtetit Islamik për të sulmuar një ndeshje futbolli midis Izraelit dhe Shqipërisë. Ndërsa Shteti Islamik përballet me disfata të pashmangshme në Mosul dhe Raqqa, terroristët tashmë po largohen me urdhra për të sulmuar objektivat perëndimorë, potencialisht duke përfshirë disa në Evropën Juglindore”, shkruan në Washington Post, senatori John McCain .


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.