Media

“Presidenti”/ Gjinushi: Kryemadhi deputete? Konflikt interesi, tani është Zonjë e Parë

18:20 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Meta është produkt i situatës politike në vend. PD i kërkoi Ramës që të pranonte se kishte një qeveri të dështuar, që të arrinte një qeveri teknike. Politikanë të korruptuar janë mbledhur në protestë. Tani, PS nuk ka nevojë për LSI tani dhe parashikohen 4 vjet të LSI-së në opozitë. Kërkesat e PS atëherë kishin të bënin vetëm me zgjedhjet, të zbatoheshin kërkesat e OSBE/ODHIR. PD ka hyrë në një qerthull që spo dinë as ata të dalin”. Sa më lart janë një përmbledhje e qëndrimit të kryetarit të PSD, Skënder Gjinushi në emisionin “Kjo Javë me Nisida Tufën” në “News 24”.

Si mendoni për faktin që Ilir Meta u zgjodh president?

Ka një papajtueshmëri midis të qënurit president dhe kryetar partie. Është një frymë e papajtueshme. Presidenti duhet të jetë mbi palët. Ilir Meta, varet, në përgjithsi mund të themi se “Po”, mund të jetë mbi palët. Do të shohim rrugës nëse presidenti do të jetë mbi palët.

Po pozicioni i zonjës Kryemadhi? Duhet të vazhdojë të jetë deputete e LSI?

Në gjithë praktikën botërore, presidenti konceptohet çift. Kështu që Zonja e Parë nuk duhet të jetë në politikë sepse ka konflikt interesi.

Si e shihni tani LSI-në, si do të jetë Petrit Vasili nën drejtimin e LSI?

Në gjithë historinë, ndryshimi i kryetarit të partisë ka pasoja. Ndryshimi varet se sa fuqi do të ketë Vasili të konkurrojë Metën në të gjitha anët.

A është e vërtetë se Tom Doshi kandidon në listën tuaj? Pse e zgjodhët?

Ai është i pari në listën time.  Ai është i zoti ta rifitojë mandatin e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.