Tech

VIDEO/ 85-vjeçarja nga Vlora dëshmon dhunën: Fqinji më bëri copë, por policia ma punoi më keq

12:20 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dije Muhaj një 85-vjeçare nga fshati Tërbaç i Vlorës rrëfen në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 një histori aspak normale, ku nga e dhunuar, kthehet në të akuzuar.

E shoqëruar nga djali i saj, Fatmiri, nënë Dija akuzon fqinjin e saj për dhunë fizike, por edhe policinë dhe Prokurorinë e Vlorës, që sipas saj e të birit kanë manipuluar dëshminë e saj duke e kthyer në një të akuzuar, çështja e së cilës ka përfunduar në Apel.

Çfarë ka ndodhur në vitin 2015-të?

Dija: Më ka rrahur gjitoni im, është i rritur 55 vjeç

Pse të kanë akuzuar për kallëzim të rremë?

Dija: Po ngaqë ai erdhi ashtu i zhveshur në shtëpi. Unë i thashë pse ke ardhur kështu? Kush të ka mësuar? Në ato momente më ra, bam, bam, bab më nxiu, më bëri gjak. Ika nga frik, dola në xhade duke qarë. Më bëri copë.

Ku shkove më pas?

Dija: Shkova në polici më lanë në një stol, shef Kiçoja më tha që ti je nënë e një krimineli rri aty të vijë autori tha, ta ballafaqojmë. Shkova në 9 të mëngjesit deri në 9 të darkës… aty erdhi djali i kriminelit dhe më pështyu në komisariat. As më morën në pyetje, as bëra gjë denoncim

Çfarë i ka ndodhur nënës tuaj?

Fatmiri: Është sajesë nga ana e prokurorisë dëshmia e nënës për ërdhunim. Kjo ka thënë që e ka dhunuar e ka bërë copë.

FLET POLICI QE SHOQEROI GRUAN NE KOMISARIAT

Një 85-vjeçare nga fshati Tërbaç i Vlorës ka denoncuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News 24” një ngjarje të ndodhur në vitin 2015. Gruaja pretendon se është dhunuar nga fqinji i saj, dhe nga ana tjetër akuzon policinë se nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhura.

85-vjeçarja Dije Muhaj se bashku me djalin e saj, Fatmirin, akuzojnë fqinjin e tyre Ferdinandin për dhunë fizike. Ato thonë se Policia dhe Prokuroria e Vlorës, kanë manipuluar dëshminë e gruas duke e kthyer në një të akuzuar, çështja e së cilës ka përfunduar në Apel.

I kontaktuar direkt gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur”, punonjësi i policisë së Vlorës Adif Meta, tregon versionin e tij për ngjarjen.

“Unë kam qenë në detyrë atë ditë, dhe kam marrë informacion nga zyra operative për një ngjarje në fshatin Tërbaç. Kam shkuar menjëherë në fshatin e gruas, dhe kur kam pyetur gruan çfarë ke: më ka thënë që shtetasi X ka tentuar të më dhunojë.

I shoqëruar edhe nga kolegia, e kemi shoqëruar gruan në komisariat. Dhe më pas kemi shkuar të shoqërojmë personin që ajo pretendonte se e kishte dhunuar.

Mua më ka thënë: më ka ardhur Fanua në shpi pa rroba, i kam bërtitur dhe ka ikur me vrap. Gruan e kemi shoqëruar bashkë me kolegen në polici. Madje unë gruas i kam dhënë edhe lekë, se nuk kishte për t’u kthyer në shtëpi. Gruaja ka bërë takim me prokurorin në komisariat, edhe me mjekun ligjor.

Kemi shoqëruar atë ditë 7 persona nga fshati Tërbaç, dhe të gjithë kanë dëshmuar se ai që pretendohej për dhunues ka qenë në mal në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja”, thotë punonjësi i policisë Adif Meta.

Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.