Kryeministri Edi Rama u përfshi edhe sot në replika me komentuesit në faqen e tij në “Facebook”. Dikush e fyen je mbeturinë dhe Rama i kthehet: “Jemi tan meturina”. Lexoni më poshte replikat e plota në faqen e kryeministrit.
Komentuesi: U bere bajat problemi nuk eshte i pervecem por eshte i pergjithshem nuk eshte koha per shho por per pun dhe Puna nuk eshte neper familje por ne kryeministri .Halle ka e gjith shqiperia
Rama: Hajri, me fal qe te qenkam bere bajat po nuk e kuptoj pse hyn ne kete faqe kur e ke ne dore vete? Sa per ku eshte puna ime, rri i qete se e di me mire se ty sic di ti punen tende me mire se une
Komentuesi: o rama e meturin e ke ba shqipnin si kabul ti bashk me ato parlamentart tjer pd ps lsi tan meturina jeni
Rama: Aleksa ne qenkemi tan meturina, ndersa ti miku im si i paedukuar bio qe qenke, ma degjo nje keshille: Meso shkrim e kendim dhe lexo qe te behesh qytetar per veten tende jo per mua!
Komentuesi: Ha ha ha ha ha jo jo nuk po behet per fushat ! Nuk po behet per interese politike !! Se mos jemi ne fushat
Rama: Ermal, demshperblimi qe mbyllet per te gjithe te gjallet ne qershor, ka tre vjet qe ka nisur me keste, keshtu qe hahahaha-ja jote eshte krejt si ato hahahaha-te e atyre qe qeshin me tre vjet vonese kur degjojne nje anekdote
Komentuesi: Zoti kryeminister Edi Rama un jam socialist i betuar por ama xhaxhai im ka bere 17 vjet burg dhe nuk Ka marr as edhe nje lek kshu qe je i lutur te verifikosh ceshtjen e tij
Rama: Majlind, jane nje grup rreth 300 vete qe nuk kane plotesuar dokumentacionin, sepse sic thone vete nuk kane besuar se do demshperblehen ndonjehere! Mbase xhaxhai eshte ne kete grup ose mbase jo, ai duhet te me shkruaje ne [email protected] dhe do ta ndjekim ceshtjen. Te fala.