20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 3 maj 1997

07:00 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tiranë -Tetë civilë godasin në mënyre barbare lojtarët e ‘Flamurtarit’. Ishte nje Iveco pa targë që na mori

“Ju nuk doni Berishën”, pastaj grushta lojtarëve

 Rrëmbehen dhe rrihen te Liqeni tre futbollistë të ekipit vlonjat

Tiranë – Dhunë barbare mbi tre futbollistë vlonjatë. Ndërsa kishin ardhur neë Tiranë, për ndeshjen e sotme me Partizanin, tre prej lojtarëve ekipit të Flamurtarit kanë rënë pre e një dhune që përveç absurditetit të arsyes, mban në vetvete dhe absurditetin e barbarisë.

Kishim dalë për të blerë një shampoo, kur një furgon policie “IVECO” pa targa na rrëmbeu dhe na dërgoi në një vend të fshehtë nga Liqeni Artificial. Pastaj na rrahën në mënyrë çnjerëzore – janë këto disa nga fjalët e njërit prej tre lojtarëve që kanë qenë preja e personave që tani për tani janë thjesht “të paidentifikuar”.

Ndërsa futbolli ka hapur siparin e tij tre ditë më parë dhe, ku  nuk pati asnjë incident u duk se edhe futbolli ishte në fund të fundit një mjet për të ndihmuar në rikthimin e paqes. Por veprimi ndaj tre futbollistëve vlonjatë tregoi se nuk është vetëm politika, apo larja e larja e hesapeve  një arsye për të qenë viktimë. Por përse? Ata thonë se janë rrahur jo si futbollistë, por si përfaqësues të një qytetarie që është ngritur në një revoltë kundër shtetit.

Me pas ata kishin udhëtuar drejt një vendi të fshehtë në thellësi të kodrave të Liqenit Artificial. “Na rrahën, madje aq shumë sa njerit prej nesh i ra të fikët. Ndërsa unë mbaja duart mbi fytyrë dhe nuk merrja vesh se kush më qëllonte. Pas kësaj njeri prej futbollistëve është  çuar te ‘Spitali Ushtarak’ ku edhe ka kaluar gjithë natën nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, pas këtij lajmi i cili ka mbërritur dhe në polici Drejtoria e Tiranës ka urdhëruar dërgimin e një polici për të qëndruar pranë hotel “Ballkan” –it në ruajtje të futbollistëve që strehohen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.