![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Edi Rama dhe Lulzim
Basha do të takohen përsëri ditën e sotme në Presidencë. Bëhet me dije se mbrëmjen e sotme në orën 19:00 kreu i opozitës dhe kryeministri do të ulen përsëri në tavolinën e thirrur nga Presidenti Nishani.
Ky është takimi i dytë brenda 48 orësh mes Ramës e Bashës, të cilët janë duke negociuar për të zgjidhur krizën politike që është në vend. Takimi i ditës së djeshme u mbyll pa pasur një marrëveshje mes palëve.
Njoftimi i Presidencës
Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani do të zhvillohet një takim i dytë midis Kryeministrit të vendit, zotit Edi Rama dhe Liderit të opozitës, zotit Lulzim Basha sot 4 maj, në orën 19.00 në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Shfaq Komentet (0)