Shërbimi për Çështjet e Brendshme ka arrestuar një punonjës policie në Tiranë. Në pranga ka rënë punonjësi i policisë Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë. Ndalimi i punonjësit të Policisë Ballhysa u bë ditën e sotme, pas urdhrit të Prokurorit, për veprën penale ‘’Vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës’’.
“Punonjësi i policisë Baki Ballhysa, prej një muaji ishte nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të referimit penal dërguar nga ana e SHÇBA-së në datë 14 prill 2017, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës kishte marrë një telefon celular, nga një automjet i përfshirë në një aksident me pasojë vdekje në datën 1 mars 2017”- thuhet në njoftimin e policisë.