Speciale

“Autogoli” i Veliajt: Protestuesit ndotën qytetin! Por fotot tregojnë bidonat e ujit të policisë

20:45 - 13.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në përfundim të protestës së opozitës, punëtorët e Bashkisë kanë nisur të pastrojnë bulevardin përpara dhe në krah të kryeministrisë. Kryebashkiaku Veliaj shkruajti se protestuesit bënë pis qytetin. Ai postoi foto të pasojave të asaj që e quan “ekskursion”, ku pjesëmarrësit hodhën fara, letra, qese dhe bidona në tokë.

Sipas kryebashkiakut, dhjetëra punonjës i pastruan plehrat e protestuesve dhe “rikthyen normalitetin” (!) në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në fotografitë që ka publikuar gjatë ditës dhe po ripublikon GSH.al shihet se, të paktën bidonët e ujit nuk janë të protestuesve, por të policisë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi sot se efektivë të policisë kanë shpërndarë gjatë gjithë ditës bidona me ujë për kolegët e tyre.

Në fotot e mëposhtme shihet se pastruesit e bashkisë i marrin këto bidonë pikërisht në vendin ku ishin vendosur policët, pra, para kryeministrisë dhe në krah të saj, tek Piramida.

Më poshtë, fotografitë e shpërndara nga bashkia e Tiranës. 

Postimi i Erion Veliajt

“Republikë të Re s’të bëjnë fjalimet, por sjellja ndaj qytetit”, shkruan Veliaj.

Letra, qese, bidona uji dhe fara në tokë ishte panorama që lanë pas protestuesit e opozitës të cilët dolën sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të ardhur me autobusë nga qytete të ndryshme të vendit duke proklamuar Republikën e re, protesta e opozitës ngjau më shumë me një piknik ku pjesëmarrësit konsumonin produktet që kishin blerë për të kaluar një ditë pushimi.

Menjëherë pas përfundimit të saj, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës ndërhynë për të rikthyer normalitetin në rrugët dhe në lulishtet ku kaluan protestuesit.

Brenda disa minutash, me dhjetëra punonjës të Bashkisë së Tiranës si dhe automjete pastruese mblodhën mbeturinat që u lanë pas në trotuaret dhe në lulishtet përgjatë gjithë bulevardit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.