20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 24 maj 1997

07:00 - 24.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Masakër me antitanke

Tre ore luftë në qytetin e vogël. Një ditë më parë ishte sulmuar Komisariati. Dy nga forcat speciale mbeten të djegur, brenda aublindit, 13 te plagosur sillen në Tiranë. Trupat e policisë janë pritur me armë  dhe granata. Plagoset shefi i ri i Elbasanit.  Një tjetër polic është në gjendje  të rendë në Spitalin Ushtarak, ka goditje në kokë. Në Elbasan, ultimatumi i prefektit: Largo komisarin. Shefi i ri nga Shkodra ishte emëruar vetëm dy ditë më parë. Tiranë, dy kufomat të djegura të fshehura në Dajt. Çobani gjen rastesisht trupat. Njëri ishte biznesmen nga Tirana. Kuçovë, tre ditë rresht luftë në qendër të qytetit. Dy grupe rivalësh përleshen për hakmarrje. Tre vetë humbin jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.