Media

Vendimi për reklamat, televizionet hakmerren ndaj Edi Ramës, nuk e pasqyrojnë “live”

13:26 - 24.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aktivitetin e kryeministrit Edi Rama me banorë të Kasharit nuk e ka pasqyruar paraditen e sotme asnjë prej televizioneve informative në vend.

Ndërsa numri një i qeverisë, Edi Rama ishte duke folur për marrëveshjen me Lulzim Bashën, duke kërcënuar se mund ta prishte atë nëse PD-ja nuk i përmbahet kushteve për Vetingun, asnjë televizion nuk e transmetonte me pamje, duke u mjaftuar vetëm me titrat.

Mësohet se ky është një vendim i koordinuar dhe po i bëhet bllok Kryeministrit në mënyrë të organizuar. Rama nuk u pasqyrua “live” në ekrane. Ky bllokim ka nisur që pasditen e djeshme.

Dje erdhi një reagim i shoqatës se mediave elektronike, e cila ngriti shqetësimin se dy partitë e mëdha PD-PS janë bërë bashkë kundër televizioneve private.

Sipas shoqatës, me një ligj të pakonsultuar dhe në shkelje të Kodit Zgjedhor është vendosur që partitë politike gjatë fushatës të transmetojnë reklama pa pagesë në TV dhe pse këto të fundit janë pronë private.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.