Tech

Edi Rama batuta me gratë në Fier: Për muhabet janë burrat, kur do të mbarosh punë lërua grave

19:18 - 26.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama në një takim gratë socialiste të qytetit të Fierit nuk kurseu lëvdatat për to, ndërsa tha se ato janë forcë e madhe për PS-në.

Gjatë fjalimit të tij, Rama nuk i kurseu as batutat, ndërsa tha se gjithmonë ishte suprizuar nga mikpritja që i bënin në Fier.

“Mirëmbrëma dhe mirë se ju gjeta. Në fakt sa herë që kemi ardhur në Fier në prag zgjedhjesh, gjithmonë mikpritja ka qenë e jashtëzakonshëm. Kujtoja se i kisha parë të gjitha, por skam parë asgjë akoma. Se kisha menduar kurrë që do isha rrethuar me kaq shumë gra dhe mos të dija nga të ndaloja, se ngado që të kthehesh jo vetëm kaq. Shumë gra dhe vajza.

Por kaq shumë gra dhe vajza janë këtu për PS. Tradita e vjetër shpesh herë na ngatërron dhe ju e dini se shpesh herë thuhet se kur do të mbarosh punë në atë familje, në atë lagje, thonë ik fol me të parin e punës. Kur do të bësh muhabet, rri me burra, kur do të mbarosh punë, lërua grave”, tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.