Hasbi Kasaj kandidati për deputet i Aleancës Demokristiane do të mbahet mend gjate për mallkimin e para disa viteve me parë për ato që nuk e votonin.
“Ju zëntë kanceri në grykë e vdekshi të gjithë”, ishte shprehur ai.
Por edhe kësaj here, ai ka habitur me programin e tij elektoral.
Gjatë një interviste, Hazbiu propozon që meshkujve që do të bëjnë seks me gratë e të tjerëve apo me vajzat pa dëshirën e tyre, do t’u prihet penisi. Ai propozon shtëpitë publike, për të shmangur këtë veprim.
Gazetari ka shpërthyer në të qeshura dhe e ka pyetur nëse këtë e ka pjesë të programit.
“Po po e kam, duke bërë shtëpi publike unë ta kam zgjidhur këtë problem. Gruan e tjetrit s’ke pse e ngacmon kur ajo nuk do”, është shprehur ai.
“Po kjo nuk lejohet”, i thotë gazetari.
“Po do ta votojmë mo në parlament dhe do t’ua presim”, ka vazhduar ai
https://www.youtube.com/watch?v=ZoekKPopbtE
.