Ministria e Financave i ka kërkuar Prokurorisë procedimin penal per Kliton Bistrin, inspektor i hetimit tatimor, me atributet e oficerit të policisë gjyqësore, pasi në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me udhëzimin e Kryeministrit, ka marrë pjesë në aktivitete partiake gjatë fushatës elektorale.
“Veprimi i tij është në shkelje të hapur të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Ministria e Financave ka urdhëruar me date 29 Maj shkarkimin e menjehershem te z. Kliton Bistri.
Nisur nga ky rast, Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në perputhje me legjislacionin në fuqi.
Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve qe të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të Ministrisë se Financave ne aktivitetet partiake. Ata jane te lutur qe te na shkruajne ose te na dergojne foto apo filmime ne numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber)”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.
se eshte lolo partish e ke gjet ne pune, e ke heq, po prap do ta kthejne si hero