Kryesore

E shkarkoi tre ditë më parë, Lazimi padit ministren Ekonomi: Vendim i paligjshëm! Ministrja rrezikon 7 vite burg

12:14 - 05.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Majlind Lazimi, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, i shkarkuar tre ditë më parë nga detyra, ka paditur ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi. Në një dalje për mediat, ai ka bërë të ditur se shkarkimi i tij është i paligjshëm dhe ka treguar se pse ndodhet pikërisht në Prokurori. Lazimi tha se nuk ka asnjë motivacion për shkarkimin e tij nga detyra.  “Bëra një denoncim për kallëzim penal për ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomi. Kjo pasi shkarkimi është i paligjshëm. Urdhri i saj për lirimin tim nga detyra është marrë në shkelje të ligjit. Dhashë garanci se do ndjek në rrugë ligjore dhe e mbajta fjalën. Urdhri i paligjshëm nga ana e saj, dhe kjo është edhe arsyeja për të cilën kam ardhur në Prokurori.

Nëse do kishim diçka ligjore që unë kam  shkelur, besoj se do ishte e vlefshme që do jepej arsyeja. Mirëpo, deri më sot nuk ka asgjë, sot s’kam asnjë letër të shkruar, përveç urdhrit për lirimin nga detyra. Unë nuk e di, të jepej një arsye, por nuk ka asnjë argument ligjor, asnjë motiv, asgjë”, – tha Lazimi.

Sipas ligji, kjo veper penale denohet nga 6 muaj ne 7 vite burg.

Çfarë tha Ekonomi

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi ka reaguar në lidhje me shkarkimin e drejtorit te Përgjithshëm të Postës, Majlind Lazimi. Ajo thotë se është në zbatim të detyrave që i jep ligji.

“Kam të drejtën që më jep ligji për emërime dhe shkarkimi edhe për shoqëritë anonime. Jam në zbatim të detyrave që më jep ligji”, është shprehur ministrja.

Shkarkimi i Lazimit u bë tre ditë më parë menjëherë pas ngritjes së Task Forcës së Monitorimit të Administratës.

Nga ana e tij Majlind Lazimi e cilësoi nul vendimin pasi nuk ka raport të këshillit mbikqyrës të postës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.