Në një kohë që vendi po “zien”, duke qenë se edhe 8 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet parlamentare, Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit ka zgjedhur t’i kalojë këto ditë afër detit. Fakti që nuk është përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë, ka bërë të kalojë më shumë kohë me vajzën e saj dhe qenin e tyre, Roi. Ajo ka publikuar një foto në rrjetin social “Facebook”, ku përveçse duket e relaksuar, ka “goditur” edhe me statusin e saj. Duke sjellë një shprehje të Mark Twainit: Qeni është fisnik, i sinqertë, nuk gënjen…, duke hedhur kështu kunja në drejtim të kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PD-së.
“Qeni është i sinqertë, nuk gënjen, nuk mashtron, nuk tradhton, është zemërgjerë, është altruist, ka besim”, – ka shkruar Topalli.
Ja statusi i plotë
Afer detit…afer Roi-it
“Qeni eshte fisnik” shkruan Mark Twain.
” Eshte i sinqerte, nuk genjen, nuk mashtron, nuk tradheton, eshte zemergjere, eshte altruist, ka besim”.
Pa lekt tona nuk do kishte roi, po do te ishe puntore te paulin radovani