Kryesore

Atentati/ Ekzekutimi i 40-vjeçarit në Vlorë, hetimet: Dyshohet se spiunoi për parcelën me hashash

09:43 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga hetimi i vrasjes së ndodhur dy ditë më patë të 40-vjeçarit, Fatjon Sinanit në Vlorë.  40-vjeçari, i cili ishte me origjinë nga Tropoja u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij në Vlorë nga persona ende të panjohur. Dy ditë pas vrasjes së tij, një nga pistat e hetimit ku po heton policia lidhet me kultivimin e kanabisit. Ndonëse fillimisht dyshimet për ekzekutimin ranë mbi ndonjë konflikt ose ngjarje të kaluar në Tropojë, duket se kjo pistë ka rënë.

Dyshohet se Sinani ka punuar vitin e kaluar në një parcelë me kanabis në një fshat të Vlorës. Zbulimi i saj nga policia, dyshohet se ka qenë pikërisht 40-vjeçari nga Tropoja që ka dhënë informacion, çka mund të ketë çuar në vrasjen e tij.

Në pranga, i dyshuar për vrasjen është vënë një 42-vjeçar, i cili vijon të mohojë autorësinë e krimit. Po kështu një person është shpallur në kërkim. Ndërkaq mësohet gjithashtu se pak metra larg vendit të vrasjes policia gjeti edhe pistoletën tip “Beretë”.

Ngjarja

Dy persona të armatosur dhe me maska, kanë trokitur në apartamentin e 40-vjeçarit, Fatjon Sinani. Sapo ky i fundit, ka hapur derën, ata kanë qëlluar katër herë në drejtim të viktimës. Prej 4 vitesh ai jetonte në Vlorë, bashkë me të shoqen. Banorët e zonës e përshkruajnë si një njeri të qetë. Burime të policisë thanë për GSH.al se Sinani nuk kishte precedentë penalë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.