Dritan Demiraj, ministri i Punëve të Brendshme, nisur nga incidenti i ndodhur në qarkun Lezhë dhe tensionimi i situatës në Shkodër, Berat dhe Lushnje, si pasojë e aktivizimit të grupeve me tendenca kriminale u bën thirrje subjekteve politike në këtë garë elektorale të mbështesin policinë e shtetit në zbatimin e ligjit për të garantuar procesin e votimit dhe të numërimit.
Ministri Demiraj inkurajon qytetarët që nëse kanë informacione për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën të informojnë në numrin 08009090 ose/dhe 0694137777.
Shfaq Komentet (0)