Kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili është në listë për deputet për qarkun Tiranës, duket se ka marrë një tjetër goditje, pikërisht nga njerëzit e tij të afërt.
Bëhet fjalë për votat që PD-ja nuk ka rritur të marrë në zonë ku jeton vetë kreu i opozitës. Gazetari Bledi Mane ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një procesverbal të qendrës së votimit, ku votoi kreu i opozitës, që siç duket PD ka marrë vetëm 151 vota, ndërsa PS 212 vota.
Ja statusi i gazetarit Bledi Mane
Republika e Re qe llomotiste mes vapës se qershorit lideri opozitar, u shkri si akulloret me qumësht pluhur qe shet Fatja afer Medreses ne Tirane. Madje jo shume larg shtëpisë dhe lagjes ku lindi dhe u rrit vetë Basha, dje ne qendren e votimit 1929 pranë çerdhes 13, shoket e fëmijërisë, komshinjtë, te afërmit e Lul Bashes i kane dhënë nje tjetër goditje. Kryeopozitari nuk ka marre me tepër se 151 vota duke u mundur edhe brenda shtëpisë se tij nga socialistet e njësisë Nr. 8. Është hera e dyte qe ne zemër te Tiranës brenda dy vitesh opozitari vetem humbet. Deputeti socialist Ervin Bushati me skuadrën e tij fituese te njësisë 8, po i jep leksione te forta cdo partie tjetër politike qe elektoratit i afrohet vetem atehere kur bie gongu elektoral.