Ndërkohë që ende nuk ka përfunduar numërimi në Kavajë, në KZAZ nr.42 vihen re përplasje të komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve.
Menjëherë kanë mbërritur forca të shumta policie në vend. Ende nuk dihen shkaqet e këtyre përplasjeve.
Dera e KZAZ-së po mbahet e mbyllur nga policia, pasi përfaqësues të tre forcave politike, PS, PD dhe LSI u përplasën fizikisht me njëri tjetrin.
Për të neutralizuar situatën mes vëzhguesve, numëruesve dhe komisionerëve, është dashur ndërhyrja e forcave blu.
Procesi i numërimit aktualisht është ndërprerë.
Shfaq Komentet (0)