![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në PD do të garojnë vetëm dy kandidatë për kreun e Partisë, Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Kandidatët e tjerë janë skualifikuar, ndërsa Astrit Patozi nuk ka kandiduar. Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh sot për një vendim mbi zgjedhjet e 22 Korrikut, pas humbjes së rëndë që pësoi në zgjedhje. Në mbledhje mungoi kreu i PD-së, Lulzim Basha. Dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho dhe Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani drejtuan mbledhjen ku shqyrtohet miratimi i kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, si dhe ngritja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
“Në garë janë 8 kandidatura, propozoj të qëndrojnë 2. Në garë për kreun e PD propozoj Selamin dhe Bashën”, ka thënë Paloka.
Sakaq, grupi anti-Basha ka kërkuan ndryshim të rendit të ditës. Kërkesa për ndryshimin e rendit u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamentit të Pronave.
“Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Malko.
Por kjo kërkesë është hedhur poshtë.
Astrit Patozi nuk është kandidat zyrtar në garë, pasi ai paraqiti disa kushte për garën.
Majlinda Bregu, deputetja e PD-së që bën pjesë në grupin anti-Basha ka folur sot me tone të forta në mbledhjen e kryesisë, ku do të shqyrtohen kandidaturat për kreun e kësaj partie, pas humbjes së 25 qershorit.
Ajo tha se fryma e përçarjes dhe linçimit publik për këdo që fliste ka nisur prej 4 vjetësh.
“Ia kam thënë Bashës këtu në mbledhje, ka 4 vite që ka nisur përçarja e PD. Fryma e përçarjes dhe e linçimit publik për këdo që fliste e kërkonte të shihte brenda nesh çfarë nuk shkonte për humbjet tona. Siç e sheh kjo mbledhje nxori nevojën e tmerrshme që duhet të kishim folur para kësaj mbledhje. Të debatonim, flisnim, bërtisnim po të doni, por të shihnim njeri-tjetrin në sy për gjëmën që na ka zënë”, ka deklaruar Bregu.
Me gjithë rreshtimin në grupin anti-Basha, Bregu tha se nuk i intereson kryetari i PD dhe as varianti një kundër disave por ka theksuar se nuk mund t’i vihet kapak sikur nuk ka ndodhur asgjë.
“Nuk më intereson kryetari i PD. As që të merrem me variantin një kundër disave, disa kundër disave se kjo do të thotë shkatërrim përfundimtar i PD. Por ti vëmë kapak se kjo na ra e të dalim të frymëzojmë demokratët për beteja të reja, është tallëse. Si do i frymëzoni? Ua kam thënë prej vitesh këto po s’donit të dëgjonit as të shihnit ku po gremiseshim”, ëshë shprehur Bregu.