![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Hames Rodrigez është futbollisti më i ri i Bajernit të Mynihut.
Pas 3 sezonesh, kolumbiani largohet nga Reali i Madridit dhe do të fillojë tashmë një aventurë të re në Gjermani, pasi dy klubet gjetën akordin e transferimit mes tyre.
Kalimi i Rodrigezit te Bajerni është në formë huazimi me detyrim blerjeje pas dy sezonesh, teksa në verën e 2019-s gjermanët duhet të derdhin në arkat e spanjollëve plot 60 milionë euro.
Hames do të bashkohet te Bajerni sërish me trajnerin Ançeloti, nën drejtimin e të cilit shprehu më të mirën e tij me fanellën e Realit. Ai do të përfitojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, shkruan PanoramaSport. Bajerni në këtë mënyrë zëvendësoi menjëherë të larguar Dagllas Kosta i cili ka zgjedhur të transferohet drejt Juventusit.