OPINION

Duke festuar triumfin e demokracisë, përkujtojmë me respekt dëshmorët e 15 korrikut

12:32 - 13.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Natën e 15 Korrikut 2016 populli turk shpartalloi tentativën për grusht shteti të organizuar nga mbështetësit e Fetullah Gylenit, i vetëshpallur si “imam i gjithësisë”, që kishin depërtuar në forcat e armatosura dhe në institucione të tjera publike.  Ngjarjet e asaj nate ishin një sulm terrorist me përmasa të papara në historinë e Republikës së Turqisë.  250 shtetas të Republikës së Turqisë ranë dëshmorë, më shumë se 2000 të tjerë u plagosën.

Populli turk, si një trup i vetëm dhe me guxim të madh iu kundërvu puçistëve. U doli përballë tankeve. U bë mburojë për të penguar pushtimin e institucioneve shtetërore. Populli turk shprehu qartë se nuk do të lejojë ndërhyrjet jodemokratike. Vërtetoi se të ardhmen e Turqisë nuk do ta ven-dosin grupet e armatosura, por vullneti i popullit.

Përkujtojmë me respekt dëshmorët tanë të shtrenjtë që humbën jetën duke u dalë për zot me heroizëm demokracisë dhe të ardhmes të vendit të tyre, shprehim ndjenjat e mirënjohjes për të gjithë të lënduarit gjatë atyre ngjarjeve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.