DOSSIER

Arkivi i Shkollës së Bashkuar, kush ka dhënë mësim në 45 vite

10:00 - 01.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkolla e Bashkuar apo siç njihet shkolla e “begsave” ka qenë një ndër institucionet e rëndësishme të arsimit. Në 45 vite të funksionimit të Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, në të, kanë punuar qindra mësues, pedagogë, ushtarakë dhe punonjës të shërbimeve të ndryshme. Në Arkivin Qendror të Ministrisë së Mbrojtjes ruhen regjistrat themeltarë, dosjet përkatëse, së fundi dhe të dixhitalizuara, burime të cilat kanë shërbyer për hartimin e listës në vazhdim. Por fatkeqësisht, për shkak të dëmtimeve e pakujdesisë së ruajtjes ndër vite, ky fond i arkivit nuk është i plotë. Në të ka edhe mungesa të personave që kanë punuar në këtë shkollë. Në këtë pjesë të parë të shkëputur nga libri “Skënderbegasit ndër vite” i autorëve Maksim Fejzulla e Kujtim Boriçi ne do të sjellim pikërisht dy pasazhe interesante nga Shkolla e Bashkuar, kontingjentet që studionin në shkollat e Tiranës, për nxënësit e shkollës së muzikës si dhe lista me emrat e pedagogëve në 45 vite të kësaj shkolle.




Shkolla “Skënderbej”, kontingjentet që studionin në shkollat e Tiranës
Shkolla Ushtarake “Skënderbej” nuk ka qenë vetëm shkollë që përgatiste ushtarakë të mirëfilltë, pilotët, këmbësorët, xhenierët, kimistë, ndërlidhësit, kimistët, topografët, oficerë të ardhshëm të ushtrisë, pore dhe institucioni ku përgatiteshin me objekt qindra nxënës që studionin në shkollat civile, kryesisht profesionale, me synim që nesër të shërbenin në sektorë të tjerë të ushtrisë e të institucioneve të tjera në vend. Kështu, janë shumë skënderbegas, që duke qenë kontingjente të kësaj shkolle, të akomoduar në mjediset e saj, mësimet ditore i zhvillonin në shkollat profesionale të kryeqytetit në degët ndërtim, inxhinieri, mjekësi, ekonomik, gazetari, kulturë, shkencat shoqërore etj…
Referuar arkivit të shkollës dhe dokumenteve që gjenden në Arkivin Qendror të Ushtrisë, kjo mënyrë ka nisur të aplikohet që nga shtatori i vitit 1964 e në vazhdim. Nga burimet e mësipërme mësohet se kontingjenti i skënderbegasve që studionin në shkollat civile të Tiranës ishte i organizuar në bazë kompanie. Kjo kompani, duke përfshirë të gjitha degët, kishte çdo vit mbi 100 skënderbegas. Komandant i kësaj kompanie në fillim ishte Koli Deneku e më pas Dhanil Raveli, Fuat Çeliku e Ylli Themeli. Këta skënderbegas, i nënshtroheshin gjithë aktivitetit dhe orarit të veprimeve që kishte shkolla “Skënderbej”, me përjashtim të procesit mësimor të paradites që zhvillohej nëpër shkollat e Tiranës. Çdo mëngjes, dy autobusë i merrnin këta skënderbegas nga shkolla “Skënderbej” dhe i dërgonte në shkollat përkatëse të Tiranës. Ndërsa pasdite, shkonte dhe i merrte e i sillte në shkollë. Por për shkak të specifikës që kishin shkollat e Tiranës dhe numri i kufizuar i skënderbegasve që studionin në disa prej tyre, kishte skënderbegas që flinin dhe në konviktet e shkollave ku mësonin duke qenë ndërkohë gjithmonë nën përkujdesjen e komandës dhe drejtorisë së shkollës “Skënderbej”. “Në kohën kur unë drejtoja këtë kompani, kishte mbi 100 skënderbegas që ishin shkollat e Tiranës dhe për ‘ta kishte një përkujdesje të veçantë, e sanksionuar dhe në urdhrat përkatës të komandës e drejtorisë së shkollës sonë. Ata studionin për mjekësi, ndërtim, kulturë, ekonomi etj. Kujtoj mes tyre Z. Arqile Lipe, deri vonë regjisor i estradës së Fierit, Ibrahim Bratin, Qemal Zylën, Ilir Gjylametin, Nuredin Fejza që u bë një mjek i njohur etj.. Pasi diplomoheshin në shkollat civile e fakultete të ndryshme, këta skënderbegas punonin e drejtonin në sektorë specifik të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, njësi e reparte të ushtrisë në spitale, ofiçina, Spitalin Ushtarak në Tiranë etj.”, – pohon Ranil Raveli, ish-komandant i kompanisë.
Kjo praktikë vazhdoi deri në vitin 1968, kur në mjediset e Shkollës Ushtarake “Skënderbej” u hap dega elektro-mekanike.
Ne, nxënësit e Shkollës të Mesme të Muzikës “Skënderbej”


Alfred Tare
Në historikun e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Skënderbej” një vend me rëndësi, ndonëse funksionoi vetëm për tri vite, ka dhe Shkolla e Mesme e Muzikës “Skënderbej”. Ajo, ndonëse ishte vendosur në mjedise të tjera, ishte pjesë e shkollës-mëmë, Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Skënderbej” dhe misioni i saj qe tepër fisnik: Të përgatiste këngëtarë, artistë e profesionistë të fushave të tjera të artit, të cilët do të ishin në funksion të fushës së artit dhe edukimit në efektivat e Forcave të Armatosura si dhe masave të gjera, që siç dihet, atë kohë cilësohej dhe vlerësohej “Gjithë populli ushtar”.
Që në fillim, dua të theksoj se Shkolla e Mesme e Muzikës “Skënderbej”, që do të ishte një shkollë elitë në fushën e artit, fatkeqësisht nuk i shpëtoi politizimit e ndëshkimeve në kuadër të luftës që shpërtheu në atë në kohë kundër të ashtuquajturit “Grupi armiqësor në ushtri i kryesuar nga Beqir Balluku”. Unë kam qenë një nga skënderbegasit e parë të kësaj shkolle dhe ruaj mbresat më të bukura për shokë, pedagogët tanë të mrekullueshëm dhe për gjithë atë që u bë atë kohë në këtë vatër të edukimi.
Shkolla e Mesme e Muzikës “Skënderbej” u hap në shtator të vitit 1972, nën kujdesin e drejtpërdrejtë dhe urdhrin e firmosur nga Ministri i Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku. Në fillim, nga viti 1972 dhe me vitin 1973, ne ishim dy toga me nga 20 vetë secili, ndërsa në vitin 1974, në këtë shkollë u pranuan dhe 20 nxënës të tjerë. Ndër themeluesit e kësaj shkolle, drejtor i parë i saj përmendet Selman Shtishi, një muzikant i njohur atë kohë si dhe një njeri i mrekullueshëm, me aftësi të spikatura profesionale, edukative dhe i palodhur. Ndër themeluesit e saj përmend dhe Tomorr Kurtin si komandant ushtarak dhe përgjegjësin për anën muzikore Xhihan Xhihanin. Magazinier i shkollës ishte Meleqi dhe Myslymi, të cilët ne, brezi i skënderbegasve muzikantë, i kujtojmë edhe sot me dashuri dhe respekt. Më vonë erdhi komisar i shkollës Bashkim Myftari dhe dy oficerë të tjerë, Haxhiu dhe Myslymi, por kryesori në këtë shkollë, ishte Selmam Shtishi. Në anën e përvetësimit të programit e atë muzikore, bëhej një punë e kualifikuar, me ngarkesë e që është vlerësuar maksimalisht në atë kohë. Në vitin 1973 ne e dhamë provimin e saxhos muzikore në prani të Beqir Ballukut… Ai na donte ne shumë e përkujdesej vazhdimisht për ne, aq sa them na njihte të gjithëve me emra. Ndërsa në vitin 1994, kur ne e prisnim që përsëri Beqir Balluku të ishte i pranishëm në provimin tonë, ai nuk erdhi. “Beqir Balluku nuk vjen se ai është në konvalishencë…!”, – na thanë ne. Kujtoj se në provimin e këtij viti erdhën Xhemal Shehu, Vangjel Babi e disa të tjerë. Ne nuk e dinim se diçka e madhe do të ndodhte në ushtri e në jetën e vendit e për më tepër, që pëshpëritjet e dyshimet në atë kohë për këtë “grup armiqësor” kishin nisur.
Kështu, me dënimin e Beqir Ballukut si kreu i “Grupit armiqësor në ushtri”, edhe kjo shkollë do të kishte fatin e keq, do të mbyllej. Bile, mbyllja e kësaj shkolle ishte ndër masat e para pas dënimit të “Grupit armiqësor në ushtri”, pasi siç kam përmendur që në fillim, Beqir Balluku ishte ideatori dhe urdhëruesi i hapjes së Shkollës së Mesme të Muzikës “Skënderbej”. Pra, dyert e kësaj shkolle u mbyllën në vitin 1975. Jo vetëm kaq, por ne po na quanin si “Djemtë e Beqir Ballukut” e na shikonin shtrembër. Por jo vetëm kaq, por nuk na pranonin as në Liceun Artistik në Tiranë, ndonëse kishim studiuar kaq vite e ishim në prag të diplomimit. Ne u ndjemë keq… Mbaj mend se ne, siç ishim, organizuam dhe një protestë para Ministrisë së Arsimit me parullën “Duam shkollë!”… Na siguruan një takim për të na dëgjuar, ku mbaj mend se ne na përfaqësoi trompisti Fisnik Toto dhe disa të tjerë. Më pas na syrgjynosën në ndërtesën e kurseve muzikore për kooperativat bujqësore. Në janarin e vitit 1976 hapën shkollën e re të baletit, ku mbaruam dhe atë vit shkollor që na kishte mbetur.
Dy klasat e tjera pas nesh, mbaruan në Liceun Artistik. Shkolla e Mesme e Muzikës “Skënderbej” u hap për herë të parë në Laprakë, atje ku kishte qenë më parë Batalioni i Sigurimit ose siç thirrej “Reparti i Diko Zeqos”. Aty ishin edhe banda e ushtrisë, edhe Topografia Ushtarake.

Mësuesit, komanduesit dhe punonjësit e Shkollës “Skënderbej”
(Vitet 1945-1992)
Në 45 vite të funksionimit të Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, në të kanë punuar qindra mësues, pedagogë, ushtarakë dhe punonjës të shërbimeve të ndryshme. Në Arkivin Qendror të Ministrisë së Mbrojtjes ruhen regjistrat themeltar, dosjet përkatëse, së fundi dhe të dixhitalizuar, burime të cilat kanë shërbyer për hartimin e listës në vazhdim. Por fatkeqësisht, për shkak të dëmtimeve e pakujdesisë së ruajtjes ndër vite, ky fond i arkivit nuk është i plotë. Në të ka dhe mungesa të personave që kanë punuar në këtë shkollë. Në këto kushte, përveç listës së saktë zyrtare të mësuesve, oficerëve e punonjësve të afruar nga drejtuesit e Arkivit Qendror të Ushtrisë, ne jemi përpjekur që të shtojmë shumë nga personat e munguar, mbështetur në dosjet e tyre zyrtare që gjenden në drejtorinë përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes apo dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Por gjithsesi, për shkaqe të kuptueshme, kjo listë e pasuruar, mund të ketë përsëri mungesa. Në pjesën e tretë të librit “Skënderbegasit ndër vite…”, shpresojmë të plotësohen këto mungesa…
Emrat e pedagogëve në 45 vite të Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”
-Ali Muharrem Neviri, mësues
-Anastasi Dhame Pite, mësuese
-Afërdita Neki Leskaj (Çepani) , mësuese
-Asimaq Misto Proko, mësues
-Avdi Xhuglini, mësues
-Ana Ndoc Prifti, mësuese
-AndonVasil Gjymshana, mësues
-Ana Palok Ngjeçi, mësuese
-Aleksandër Eftim Dheri, mësues
-Arta Leka (Raveli)-mësuese, administratore
-Andrea Jani, punonjës, marangoz
-Ali Kasmi, mësues
-Asimaq Proko, mësues
-Aleksandër Gjollma, mësues
-Ali Kastrati, mësues
-Aqif  Muça, oficer
-Agim Çela, mësues
-Abaz Balla, oficer
-Agim Hasan Poturi
-Asime Petref Asllani
-Agim Tepelena, komisar shkolle
-Agim Cerga, mësues
-Azife Murati, punonjëse
-Aishe Kola, punonjëse
-Adriatik Kallulli- Mësues
-Andrea Renxa, oficer
-Arsini Gjiodeshi, mësuese
-Ali Meçe, oficer
-Anisa Tane, mësuese
-Agime Çela, mësuese
-Afrim Karagjozi, mësues
-Androkli Vaso, oficer
-Asqeri Petani, oficer, mësues
-Abdi Llaka, ushtarak
-Adil Lika, ushtarak
-Afërdita Hysa, mësuese
-Alma Dyrmishi, mësuese
-Afërdita Çobani, mësuese
-Astrita Taçi, mësuese
-Aida Bejleri, mësuese
-Alda Milo, mësuese
-Anastasi Starakosha, mësuese
-Agron Nanaj, mësues
-Afërdita Çepani, mësuese
-Anton Mazreku, mësues
-Asllan Barreti, kuzhinier
-Agron Leza, punonjës
-Albina Sevrani, punonjëse
-Ardian Sula, punonjës
-Agron Jonuzi, punonjës
-Afrim Metohu, punonjës
-Afërdita Beci, punonjëse
-Abdyl Ferra, punonjëse
-Asllan Shkreta, punonjës
-Agim Bimbli, mësues
-Agron Shabani, ushtarak
-Azem Xhemali, ushtarak
-Avdi Sula, ushtarak
-Arben Haxhia, ushtarak
-Artan Gjika, shëndetësia
-Arben Singjeli, mësues
-Agim Sula, mësues
-Artur Brahimaj, mësues
-Alqi Kallço, mësues
-Arqile Gjonmamaj, mësues
-Agron Sharkaj, mësues
-Agron Buzali, nëpunës
-Ahmet Demçollari, oficer
-Adem Hamitaj, oficer
-Arben Labinoti, oficer
-Aqif Muça, oficer
-Ali Kuqi, oficer
-Andrea Renxa, oficer
-Agur Pashaj, oficer
-Arqile Gabi, oficer
-Ali Kuçi, oficer
-Arben Birko, oficer
-Agron Goga, oficer
-Agim Alcani, oficer
-Agron Dhimaku, oficer
-Abdulla Musta, oficer
-Alfred Jorgji
-Bajram Selim Shamku, drejtor shkolle
-Bejkush Birçe, mësues
-Beatriçe Andre Prifti
-Bajram Doko Nurçe
-Bedrie Ramo Duka, punonjëse
-Beqo Temo Latifi
-Besnik Kurshuni, mësues dhe oficer
-Barjam Rokaj, oficer
-Bujar Llagani, mësues
-Bashkim Bregu, oficer
-Besnik Karafili, oficer
-Bezhan Bezhani, oficer, kultura
-BajramTresova, oficer
-Bedri Gjergji, Komisar shkolle
-Baki Ibrahim Nazifi, mjek
-Baçi Ali Braka, ushtarak
-Besim Gashi, punonjës
-Beg Tena, ushtarak
-Bujar Bujari, mësues
-Bujar Memishaj, mësues
-Beqir Sinani, mësues
-Bashkim Myftari, mësues
-Bashkim Skendo, mësues
-Brunilda Dervishi, mësuese
-Bardhyle Gilaçi, mësuese
-Besnik Rakipi, mësues
-Bujar Çashku, kuzhinier
-Bukurije Tresa, kuzhiniere
-Brunilda Hoxhallari, kuzhiniere
-Behije Qarurani, punonjëse
-Burhan Millo, shëndetësia
-Bajram Zeneli, mësues
-Bujar Kareci, ushtarak
-Bardhyl Dervishi, mësues
-Bashkim Ganolli, oficer
-Behar Salillari, oficer
-Beqir Pregja, oficer
-Bardhyl Xhafa, oficer
-Bektash Muhaj, oficer
-Çlirim Bello, oficer
-Caje Ali Piperi, punonjëse
-Çerçiz Alikaj, ushtarak
-Haziz Mustafaraj, ushtarak
-Dhurata Ramazan Ylli (Myftiu), mësues
-Dhimitër Sokrat Gjipali, mësues
-Donika Thanas Shehu, mësuese
-Dilaver Poçi, ushtarak
-Dhoksi Thoma Poloska
-Dule Pashai, komisar, drejtor
-Dhanil Vangjel Reveli, Sek. Komitetit Rinisë
-Drita Llambi Ruça, stomatologe
-Dhori Kristo Tenko, oficer
-Dëshira Idrizi, mësuese
-Dervish Bejleri, mësues
-Durim Gorishti, mësues
-Dashamir Ohri, oficer
-Dilaver Dilaveri, mësues
-Dashamir Fagu, mësues
-Drita Hajro, mësuese
-Dhori Tenko, ndihmesmjek
-Drita Karoli, mësuese
-Dhimitër Gjoka, oficer
-Dhimitra Lamani, mësuese
-Donika Boçka, mësuese
-Drita Ruca, punonjëse
-Dritan Dervishi, kuzhinier
-Denion Ndrenika, punonjës
-Dudije Difi, punonjëse
-David Palushi, mësues
-Dhoksi Poloska, mësues
-Dushan Nazaj, oficer
-Dashnor Hoxha, oficer
-Drini Nikolla, oficer
-Elida Moisi Elezi (Gjiçali) , mësuese
-Elsa Halit Hadëri, mësuese
-Elisabeta Ilia Konduri, mësuese
-Envanthi Kristaq Shkodrani, mësuese
-Eleni Kristo Bugaçe
-Enver Kalluçi, oficer
-Enver Meni, oficer
-Efrosina Papajani, mësuese
-Elsa Shameti, mësuese
-Edlira Tartari, mësuese
-Et’hem Ruçi, Komisar shkolle
-Enver Veizi, oficer
-Elmaz Qose, ushtarak
-Enver Osmani, oficer
-Et’hem Ibrahimi, oficer
-Eleni Lluka, mësuese
-Eleni Muka, mësuese
-Edlira Bakalli, mësuese
-Ermira Miloti, oficere
-Edlira Farka, mësuese
-Ermira Rexha, mësuese
-Edison Yzeiri, punonjës
-Edmond Nano, punonjës
-Etleve Gjipali, punonjëse
-Engjëllushe Kromidha, punonjëse
-Ermira Vula, punonjëse
-Elvira Pylli, punonjëse
-Edison Yzeiri, shëndetësia
-Elmaz Mema, mësues
-Fiqiri Shtepani, drejtor shkolle
-Fatmir Iljaz Sukaj, mësues
-Fortunata Abdyl Mullaj, mësuese
-Faika Sefedin Beluli
-Flora Vasil Kote
-Flamur Sharra, mësuese
-Flutura Xoxe, mësuese
-Foto Papa, oficer
-Filip Stefani, oficer
-Flamur Skraparlliu, Komandant shkolle
-Flamur Besim Sharra, mësues
-Fatime Beluli, punonjëse
-Ferit Radovicka, komandant shkolle
-Fuat Çeliku, ushtarak
-Fair Demiraj, drejtor shkolle
-Filip Ndocaj, mësues
-Fitim Sinan Lulaj
-Filip Tola-Mësues
-Florika Papajani, mësuese
-Filip Stefani, oficer
-Fadil Meta, oficer
-Filip Tafani, oficer
-Flamur Micka, oficer
-Fatbardha Bejko, mësuese
-Fatmir Hysi, mësues
-Flutura Xhaferri, punonjës
-Fatmir Kapedani, kuzhinier
-Fatime Furgali, kuzhinier
-Flamur Metani, punonjës
-Fatmir Selenica, mësues
-Foto Sofroni, mësuese
-Fatmir Ahmeti, ushtarak
-Fatmir Disha, mësues
-Fatbardh Murati, oficer
-Faika Beluli, mësuese
-Ferit Zeneli, oficer
-Fejzi Alija, oficer
-Fatos Abazi, oficer
-Gjylyzare Hajredin Çiço, mësuese
-Gjeraqina Xhemal Spahiu, mësuese
-Gani Azem Morina, mësuese
-Gjergji Petro Thaka, mësues
-Gëzim Xhelal Qyteza, mësues
-Ganimete Mezini (Velaj), mësuese
-Gani Morina, mësues
-Gaqo Jovani, oficer
-Gaqo Dilo, mësues
-Guri Pashaj, ushtarak
-Gavrosh Haxhihyseni, mësues
-Gerald Kita, oficer
-Gjylo Shalari, mësues
-Gjysnije Goxhasi, punonjëse
-Gjergj Gjika, mësues
-Gëzim Maloku, mësues
-Gëzim Guri, shëndetësia
-Gëzim Qyteza, mësues
-Gjergj Goro, oficer
-Gjergj Gjikondi, mësues
-Gëzim Beqiri, mësues
-Gjon Ngeliu, oficer
-Gerald Kita, oficer
-Guri Rakipi, oficer
-Gjovalin Doda, oficer
-Gjergj Idrizi, oficer
-Gazmir Koka, oficer
-Gazmir Binjaku, oficer
-Hasan Dalti, mësues
-Hiqmet Qerim Capi, mësues
-Hamide Mehmet Daja (Caslli), mësues
-Hyrije Zenel Shabani, mësues
-Hasan Gjata, ushtarak
-Halime Rokomanaj, punonjëse
-Hanke Ramazan Hoxha
-Hume Ali Mjolli
-Haziz Mustafaraj, ushtarak
-Haki Xhemal Zela
-Hamdi Cani, mësues
-Hamza Memisha, oficer
-Hajrullah Uruçi, mësues
-Hamdi Shahu, oficer
-HysenYmeri, mësues, ushtarak
-Hysen Dervishi, oficer
-Halim Xhelo, ushtarak
-Hyqmet Capi, mësues
-Hamdi Shahini, oficer
-Haziz Mustafaraj, ushtarak
-Hamdi Shahu, oficer
-Hysni Alimerko, mësues
-Hamit Osmani, oficer
-Halim Xhelo, oficer
-Hamit Abazi, oficer
-Hysen Kasa, mësues
-Hamide Daja, mësuese
-Halim Krajka, mësues
-Haziz Mustafallari, ushtarak
-Hair Shameti, mësues
-Halil Kuçuku, ushtarak
-Hilmi Kondi, oficer
-Hazbi Kuçuku, oficer
-Irakli Kasneci, mësues
-Ilia Sotir Paluka, mësues
-Ibrahim Sevdari, punonjës
-Isak Mezini, mësuese
-Isuf Lozha, oficer
-Isuf Bobaj, oficer
-Ilmi Gildaja, oficer
-Iljaz Dinku, mësues
-Iljaz Çeloleskaj, oficer
-Ismet Varfi, ushtarak
-Irfan Selenica, oficer
-Ingrid Plangarica-Zaimi, mësues
-Islam Poçi, shef shtabi i shkollës
-Ilirjan Hyseni, oficer
-Ilir Luarasi, mësues
-Irma Mirdita, mësuese
-Ismet Hoxha, punonjës
-Instiri Gjeçi, kuzhiniere
-Irma Draçi, punonjëse
-Ilir Muka, punonjës
-Ipokrat Nika, punonjës
-Ilia Veshi, punonjës
-Ikbale Cakaj, punonjëse
-Islam Llojaj, mësues
-Izmir Bako, mësues
-Ilir Koçi, oficer
-Ismet Askaj, oficer
-Jorgji Kano, mësues
-Jani Kagjini, oficer
-Jorgo Papingji, mësues
-Jalldyz Stafa, mësuese
-Jurdis Stafaj, mësuese
-Jorgo Koculi, punonjës
-Jorgji Kona, mësues
-Jonuz Kërçiku, mësues
-Jorgo Gjergji, oficer
-Kadri Mullaj, oficer
-Kadrie Kopliku, mësuese
-Koço Lako, Komisar shkolle
-Koli Denek, ushtarak
-Kimeta Ahmet Dardha
-Kafaze Mato Isufi
-Kastriot Idajet Prenjasi
-Kimete Isuf Osmani
-Kimete Cani, punonjëse
-Kolec Kraja, mësues
-Kujtim Xhunga, ushtarak
-Kimete Palushi, mësuese
-Kujtim Kapxhiu, oficer
-Kudrete Zeko, mësuese
-Kujtim Xhunga, oficer
-Kiço Mustaqi, oficer
-Kastriot Ago, oficer
-Kozma Vasili, oficer
-Kristaq Laçi, oficer
-Kristaq Luarasi, mësues
-Koço Laka, oficer
-Kalo Memushi, oficer
-Kozma Vasili, mësues
-Kastriot Muçi, mësues
-Kozeta Çuedari, mësuese
-Kimete Koçia, punonjëse
-Kimete Cani, kuzhiniere
-Kadrie Kalemi, punonjëse
-Kristo Koti, ushtarak
-Kujtim Kapxhiu, mësues
-Kafaze Isufi, nëpunëse
-Kastriot Xhemali, oficer
-Kamber Xhebaxhija, oficer
-Kastriot Ago, oficer
-Loreta Sotir Ziu, mësues
-Leonora Nuni Riza, mësuese
-Lirie Naun Boduri, mësuese
-Liri Myzafar Xhaxhiu, mësuese
-Liri (Stavrulla) Lluka Jani
-Lumturi Saliko Shishka
-Leonora Duka, mësuese
-Luletja Sula-Mezini
-Liri Lili Peja (Stafa)
-Lutfi Haxhiu, Komandant e komisar shkolle
-Luan Shehu, oficer
-Luftar Jaho, oficer
-Llazar Ethimjadhi, mësues
-Llazar Mbreshtanaku, mësues
-Lluka Nikollari, mësues
-Liri Gjiknuri, mësuese
-Llukan Garo, ushtarak
-Lisimak Theodhori, mësues
-Lin Shllaku, mësues
-Luman Lamçe, oficer
-Liri Leskaj, mësuese
-Luftar Hasani, oficer
-Liljana Skënderi, oficere
-Leonora Angjeli, mësuese
-Luljeta Mehmeti, mësuese
-Luan Telkiu, mësues
-Luljeta Kapore, mësuese
-Lulzim Hoxha, mësues
-Lule Pëllumbi, kuzhinier
-Lumturi Dule, kuzhinier
-Liljana Ejupi, kuzhiniere
-Lavdije Qortja, punonjëse
-Liri Hoxha, punonjëse
-Luljeta Kareci, punonjëse
-Liljana Mema, mësuese
-Ligor Loli, ushtarak
-Llambi Misha, shëndetësia
-Liljana Nakuçi, mësuese
-Llambi Cani, mësues
-Limoz Veliu, oficer
-Llukan Thano, oficer
-Llukan Mici, oficer
-Lulzim Matraku, oficer
-Marie Nano, mësuese
-Myzejen Bardhyl Bejtja, mësuese
-Meço Starja, komandant shkolle
-Marjeta Kristaq Berati, mësuese
-Musa Haziz Muka, mësues
-Mauhamer Vesel Dobi, mësues
-Muhamet Xhemal Ramku, mësues
-Mark Pjetër Kraja, mësues
-Met Myftar Kulheku, mësues
-Melpomeni Jani Kushgjini, punonjëse
-Marjani Thoma Sono, mësuese
-Mantho Kristaq Prifti, mësues
-Marie Spiro Balili
-Muharem Hajdar Salku, punonjës
-Mikail Vaso, Komandant shkolle
-Mehmet Ali Shehu, mësues
-Myzafer Ramzoti, mësues
-Mehmet Dauti, punonjës
-Marjanthi Sona, punonjëse
-Murat Petrela, punonjës
-Miço Kola, oficer
-Mellani Hanxhari, mësues
-Miço Sotir Duni, oficer
-Marjeta Gostivishti, mësuese
-Mark Kruja, mësues
-Met Ramku, mësues
-Melsi Çobani, mësues
-Mark Kovaçi, ushtarak
-Mikail Vaso, komandant shkolle
-Myrteza Nahollari, oficer
-Mikel Janku, mësues
-Marije Nosja, mësuese
-Muhamer Domi, mësues
-Murat Ymeri, mësues
-Mihallaq Kristo, mësues
-Meço Starja, oficer
-Mahmut Toro, mësues
-Mit’hat Duka, oficer
-Myzejen Pema, mësuese
-Mato Idrizi, mësues
-Muhamet Omeri, oficer
-Musa Muka, mësues
-Mustafa Hoxha, oficer
-Miranda Bega, mësuese
-Marjeta Doraci, mësuese
-Margarita Ushteleca, punonjëse
-Minushe Çekrezi, kuzhiniere
-Mihallaq Shtrepi, mësues
-Marjeta Doraci, mësuese
-Mimoza Prendi, mësuese
-Mimoza Papajani, kuzhiniere
-Mustafa Jaupi, ushtarak
-Musa Musai, mësuese
-Muhamet Luzi, mësues
-Muhamet Guza, mësues
-Maksim Hamiti, mësues
-Mexhit Xhetani, mësues
-Natasha Muhal Stefa, mësuese
-Mustafa Jaupi, nëpunës
-Maria Balili, mësues
-Muhamet Ormenaj, oficer
-Muet Mema, oficer
-Muharrem Babo, oficer
-Maksim Hamiti, oficer
-Mustafa Sheshori, oficer
-Muharrem Vrapi, oficer
-Nergjiz HalimTafili, mësuese
-Nurie Sulo Dogani
-Nevruz Liço, oficer
-Nazmi Tumani, punonjës
-Nevrus Bujari, ushtarak
-Nasho Beqiri, oficer
-Novruz Xhaferi, ushtarak
-Novruz Baze, punonjës
-Ndue Prenga, Sek. Komitetit Rinisë
-Nikoleta Malaveci-Bebi ,mësuese
-Niko Kreçi, mësues
-Nazim Tafa, oficer
-Novruz Qamirani, ushtarak
-Novruz Hajdini, oficer
-Niko Jani, oficer
-Novruz Qejvani, oficer
-Njazi Lleshi, mësues
-Naun Lamçe, oficer
-Napolon Tare, mësues
-Naun Damo, oficer
-Ndue Lleshi, oficer
-Naun Petani, oficer
-Natasha Simaku, mësuese
-Nexhmie Bakaj, mësuese
-Ndrek Alija, mësues
-Natasha Stefa, mësuese
-Naunka Thomai, punonjëse
-Natasha Merkaj, punonjës
-Naile Haxhija, kuzhiniere
-Neko Rexhepi, kuzhiniere
-Nadire Osmani, kuzhiniere
-Nazmi Dauti, punonjës
-Nazmi Biba, punonjës
-Nexhmije Kullolli, punonjëse
-Nazmije Ndregjoni, punonjëse
-Nazar Askushi, ushtarak
-Namik Bega, oficer
-Nikoll Gjini, oficer
-Ndue Prenga, oficer
-Nikolin Papa, oficer
-Niko Jani, oficer
-Osman Sula, punonjës
-Osman Pregja, ushtarak
-Odeta Bylyku, mësuese
-Nexhip Lekli, oficer
-Nikollaq Xheli, oficer
-Ndue Jaci, oficer
-Petraq Ikonomi, mësues
-Pirro Pano, ushtarak
-Perikli Jorgoni, mësues
-Përparim Celibashi, oficer
-Pleurat Tahiri, mësues
-Pandeli Prifti, oficer
-Pajtim Çela, oficer
-Petrit Boga, oficer
-Paskal Joti, Shef Kuadri
-Pavllo Bici, mësues
-Petrit Caslli, mësues
-Petrit Murzaku, mësues
-Pëllumb Elezi, mësues
-Pavlina Grabocka, mësuese
-Pëllumb Kola, oficer
-Petrit Nusi, mësues
-Et’hem Ibrahimi, ushtarak
-Petrite Qosja, punonjëse
-Pranvera Seit Bushati, mësuese
-Poliskeni Andrea Qirici
-Pandeli Skrami, mësues
-Petrit Mema, oficer
-Pajtim Çela, oficer
-Pandi Kondi, mësues
-Petref Muça, mësues
-Pranvera Balla, punonjëse
-Petraq Balliu, mësues
-Petrit Miraka, mësues
-Petref Peçi, mësues
-Petrit Mamaj, oficer
-Petrit Jazexhi, oficer
-Pëllumb Kola, oficer
-Petrit Boka, oficer
-Patriot Qato, oficer
-Petrit Patushi, oficer
-Petrit Çaushi, oficer
-Qirjako Filip Kllopi, punonjës
-Qerime Sefedin Kuka
-Qani Koçillari, oficer
-Qazim Ahmeti, ushtarak
-Rabije Kadri Sadrija, mësuese
-Rabihan Hysen Ahmeti
-Reshit Qazim Muça
-Riza Zeraliu, ushtarak
-Rexhep Hasan Çupi
-Rahime Dervishi, mësuese
-Rexhep Meta, ushtarak
-Robert Kodheli, punonjës
-Refik Kuca, oficer
-Rami Sadushi, oficer
-Rezarta Bega, mësuese
-Robert Goci, oficer
-Rasim Pregja, oficer
-Robert Ferraj, oficer
-Reshat Muka, mësues
-Rexh Ndreu, mësues
-Rexhep Rama, oficer
-Rinush Idrizi, mësues
-Rezarta Bega, mësuese
-Raimonda Baboçi, mësuese
-Refije Stepa, mësuese
-Rezarta Shurdha, mësuese
-Raimonda Sinoimeri, mësuese
-Roza Çako, mësuese
-Raimonda Shehu, mësuese
-Ramazan Ramkaj, kuzhinier
-Resmije Hyseni, kuzhiniere
-Rexhep Çupi, punonjëse
-Rahman Xhema, punonjës
-Rahman Çerepi, punonjës
-Rami Sadushi, mësues, ushtarak
-Reshat Muka, ushtarak
-Robert Deda, mësues
-Rexhep Voci, mësues
-Ramadan Çarçani, oficer
-Robert Goci, oficer
-Riza Zaja, oficer
-Silva Sahit Hasa (Leka), mësuese
-Sanie Musa Tabaku, mësuese
-Sadete Bajram Bajraktari, mësuese
-Salushe Myftar Thana (Hasko), mësuese
-Shkëlqim Murat Dervishi, mësues
-Skënder Ali Shkupi, mësues
-Sashenka Ndreko Rino (Deli), mësuese
-Shpresa Qerim Gjineci, mësuese
-Samira Zia Dedej, mësues
-S. Beshani, mësuese
-Sotir Irakli Stavro, mësues
-Safete Xhemal Terpani
-Sanije Ramazan Balla
-Sashenka Dhamo (Bezhani), mësuese
-Sybi Maska, mësues, ushtarak
-Shpëtim Spaho, punonjës
-Sotir Polena, komandant shkolle
-Sami Mura, oficer
-Sofokli Nika, punonjëse
-Sulejman Haxhi Hysi, mësues
-Suzana Jahollari, oficere
-Stavri Angjeli, drejtor shkolle
-Shaban Hamdi Bardhoshi, mësues
-Selman Tafa, mësues
-Stilian Ballabani, oficer
-Skënder Kulbara, komisar shkolle
-Shyqyri Lohja, ushtarak
-Syrja Xhelaj, Sek. Kom Rinisë, oficer
-Sulltana Muçollari, punonjëse
-Sami Bogdani, mësues
-Sherif Çiçiku, shofer, trainer futbolli
-Saimira Dede, mësuese
-Sashenka Bezhani, mësuese
-Sotir Xhongo, kuzhinier
-Shpëtim Ruçi, mësuese
-Shpëtim Bozdo, mësues
-Shpresa Deveja, mësuese
-Shuaip Laze, oficer
-Simon Deda, ushtarak
-Sami Zavalani, oficer
-Shpresa Shehu, mësuese
-Sulltana Muçollari, punonjës
-Stavri Vodica, oficer
-Stavri Vinjahu, mësues
-Skënder Bajraktari, oficer
-Sebije Lilo, oficere
-Skënder Myrto, oficer
-Servet Jaupi, oficer
-Sinan Beshiri, oficer
-Sllave Mazniku, mësues, oficer
-Simon Deda, mësues
-Subi Maska, mësues
-Selman Shtishi, mësues
-Servet Jaupi, oficer
-Sabajete Jacaj, mësuese
-Sadete Boga, mësuese
-Sebie Breshani, mësuese
-Shpëtim Ruçi, mësues
-Shpresa Haxhia, punonjëse
-Shaje Papajani, kuzhiniere
-Stefan Mekshi, kuzhinier
-Safete Terpaj, kuzhiniere
-Sheqere Agastra, punonjëse
-Shpresa Xhongo, punonjëse
-Shqiponja Ngastra, punonjëse
-Shpresa Rapaj, punonjëse
-Seit Bajrami, punonjëse
-Shpresa Lulo, punonjëse
-Skënder Mema, ushtarak
-Shefki Guma, shëndetësia
-Sebije Golemi, mësuese
-Shpëtim Spaho, ushtarak
-Shuaip Shaze, oficer
-Sllavica Arapi, mësuese
-Seit Bajrami, punonjës
-Sulo Guri, ushtarak
-Sadik Zoto, mësues
-Shkëlqim Oshafi, mësues
-Saimir Visha, mësues
-Sokol Agolli, mësues
-Shqiponja Vogli, mësues
-Sabaudin Bilani, mësues
-Sadik Zotkaj, mësues
-Sotir Stavro, mësues
-Shaban Cani, oficer
-Suzana Manaj, oficere
-Shkëlqim Jaupi, oficer
-Sulejman Bilo, oficer
-Skënder Myrtaj, oficer
-Shefik Breshaj, oficer
-Skënder Micaj, oficer
-Shefki Lika, oficer
-Skënder Leka, oficer
-Shkëlqim Kola, oficer
-Spiro Treko, oficer
-Thoma Frashëri, Komandat shkolle
-Tahir Minxhozi, Sek. Komitetit Partisë
-Teodor Petro Kekezi, mësues
-Turabi Muka, oficer
-Tasim Harxhi, mësues
-Tefta Abaz Bajraktari
-Trimo Idrizi, ushtarak
-Tomorr Kurti, oficer
-Tomor Dibra, oficer
-Tomorr Shehu, oficer
-Tush Radoja, punonjës,
-Tasim Spahiu, oficer
-Thimi Gjoka, oficer
-Thëllënxa Abazi, mësuese
-Trendafile Çela, mësuese
-Tatjana Laknori, mësuese
-Trëndafile Alikollari, kuzhiniere
-Tanka Petraj, punonjëse
-Teuta Rremolli, punonjëse
-Theodhor Dhima, shëndetsia
-Tefta Mihali, punonjëse
-Tafan Tafani, mësues
-Tom Doda, mësues
-Tom Qelaj, oficer
-Turabi Merkaj, oficer
-Urim Kodra, kuzhinier
-Uk Islami, oficer
-Ylli Gaqo Paze, mësues
-Ylli Sotir Caci, mësues
-Ylli Skënder Tomori, mësues
-Ylli Themeli, ushtarak
-Ylvije Rexhep Kllojka, mësuese
-Ylli Tomorri, mësues
-Ylber Dhrami, oficer
-Ylli Bejtja, mësues
-Ylli Toska, punonjës
-Ylli Tafaj, oficer
-Ylvije Kllojka, mësuese
-Vlash Çepiku, mësues
-Vangjel Nasi, mësues
-Virgjil Janku, Komisar
-VangjoVando, Shefi i Degës Politike
-Vitori Memo Pulaj, mësuese
-Violeta Mahmut Lulo, Shef Finance
-Verizihan Shaban Shehu, mësuese
-VironTane, mësues
-Viron Cinxo, mësuer
-Vladimir Kokoneci, ushtarak
-Vangjel Niko Kuri, mësues
-Vasilika Andon Vasi (Çela), mësuese
-Virgjini Tushi-Lafe, mësuese
-Vladimir Jani Bitri, mësues
-Vizhda Banka, mësuese
-Viron Pollo, mësues
-Verdi Take, mësues
-Vida Golemi, oficere
-Vera Stefi, mësuese
-Valbona Rrapi, mësuese
-Vladimir Janku, mësues
-Vjollca Kumbaro, mësuese
-Vjollca Petriti, kuzhiniere
-Vjollca Logu, kuzhiniere
-Vjollca Shpuza, punonjëse
-Valentina Kori, punonjëse
-Violeta Lulo, punonjëse
-Vera Çarçani, punonjëse
-Vjollca Tufa, punonjëse
-Vjollca Basha, mësuese
-Vadin Lila, mësues
-Vasil Kromidha, mësues
-Viktor Meçaj, mësues
-Violeta Llambro, oficere
-Virgjil Janku, oficer
-Vladimir Mema, oficer
-Xhorxhi Papakostandini, mësues
-Xhuvi Rembeci, oficer
-Xhemal Shehu, oficer
-Xhezo Lezo, ushtarak
-Xhule Pashaj, oficer
-Xhihan Xhihani, mësues
-Xhevat Gjana, oficer
-Xhemal Dajti, punonjës
-Zenel Cani, mësues
-Xhevahir Abdiu, mësues
-Xheladin Çerri, mësues
-Zija Baja, komandant shkolle
-Zenepe Selaudin Cenkollari
-Zambake Mustafa Ceruni
-Zibo Majko Gjonmema, mësuese
-Zana Ismet Kosi (Ceka), mësuese
-Zhaneta Apostol Krati
-Zhulieta Meksi, mësuese
-Zana Toçi, mësuese
-Zamira Nurka, punonjëse
-Zyrko Ahmeti, punonjës
-Zuhdi Banushi, punonjës
-Zenel Dino, ushtarak
-Zenun Vakaj, mësues


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.