![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Të shtëna me armë dhe prani e madhe e policisë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e “Don Boskos”. Një aksion antidrogë që po zhvillohej ka krijuar panik tek qytetarët.
Policia ka bërë me shenjë një makine të ndalojë, por mjeti jo vetëm që nuk ka ndaluar, por edhe ka tentuar të çajë postobllokun. Forcat e policisë kanë qëlluar në ajër, për të neutralizuar makinën në largim. Bëhet me dije se një person është arrestuar tashmë nga forcat blu. Megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse në makinë ka pasur lëndë narkotike.
Shfaq Komentet (0)