Kryesore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë jep lajmin e madh: Do të kemi rritje pagash

16:42 - 02.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, u shpreh sot besimplote, bazuar nga analiza e raportit per tremujorin e pare te vitit 2017 se rritja ekonomike do te vijoje dhe kjo do te krijoje kushtet e duhura edhe per kthimin e inflacionit ne objektiv brenda vitit 2018.

“Rritja ekonomie do vazhdojë dhe afatmesëm e mjaftueshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër dhe do jetë mjaftueshëm për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018”. “Nisur nga ecuria për inflacionin mesatar për 2017 ka pësuar një rishikim të lehtë për poshtë. Ekonomia duket se po i afrohet nivelit potencial, nisur edhe në rënien e normës së papunësisë. Ky përmirësim do mundësojë rritje të pagave…efekti negativ i kursit të këmbimit pritet të shuhet gradualisht. Ekonomia vazhdon të lëvizë në një trajektore rritëse. Inflacioni mesatat i tre mujorit të dytë ka shënuar rënie.

Rritja e aktivitetit ekonomik ka qenë më e lartë se pritshmëritë tona. Konsumi dhe investimet private janë rritur si rrjedhojë e përmirësimit të besimit në ekonomi, rritjes së investimeve të huaja direkte. Politika fiskale ka prodhuar stimuj pozititiv”, tha Sejko. Panorama


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Kasemi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Te trondit Papergjegjshmeria dhe deklaratat e nje niveli feminor te Guvernatorit te Bankes.Kurre nuk flet me shifra sic ja kerkon pozicioni i larte qe ka por:Jemi besimplote, trajektoria eshte ne ngritje, trendi eshte pozitiv ,ekonomia ka rritje tej parashikimit etj etj.Nuk thote sa eshte dhe sa pritej te ishte Inflacioni, si jane rritur perkatsisht cmimet e konsumit,Numrat e kreditimit te ekonomise ne “lulezim”,kredite e keqia cvlere zene ne kreditim, cdo te thote permirsim i treguesit te kredive te keqia me “Metoden e Fshirjes”, cmasa ka marre banka per formalitetin e parave qe qarkullojne me shumice jasht sistemit bankar,parate me fajde etj, etj.Nuk eshte normale “kapardisja” e guvernatorit qe ne vend qe te beje analize numrash flet si minister ekonomie si dhe na jep lajmin e “Madh” per rritje rrogash(per te perballuar rritjen e cmimeve) a thua se eshte Krieministri dora vete.Banke Koti, Guvernator Koti…

    Përgjigju ↓