OPINION

Për gratë që ziejnë fasule…Fildezi nuk ka nevojë për shtëpi pas vdekjes

12:06 - 05.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Flutura AÇKA

Për gratë që ziejnë fasule…

Ku jeni mi, gra, që i keni lënë këto vajza vetëm të luftojnë për ju. Prapë dajak do hani, prapë do t’ju vrasin, sa kohë nuk e mbroni veten. Duhet të ishit me mijëra, vetëm kështu ligji do të ndryshonte në favorin tuaj. Një ligj që mjafton vetëm të kërcënoheni, tjetri, “burri i paburrë” shkon në burg dhe i paamnistuar. Vetëm një ligj shumë shumë i ashpër, që të veprojë për një kohë 20 a 30 vjet, aq sa ta mendoni ju që nuk rrezikoheni, aq sa të ndrydhojë ky mentalitet i poshtër se ju jeni pronë, do të mund ta bëje kthesën e madhe për ju. Po ku jeni ju? As kur ju kërkohet me alarm, nuk dilni, por zini fasule. Këtë ligj të ashpër duhet ta kishin kërkuar ju me mijëra në shesh. Nuk e bëtë, shteti nuk ju ka faj. Të ishte vrarë një grua e zakonshme ne perëndim, sepse nuk ka vepruar ligji, bulevardi nuk i nxinte gratë. Të ishte vrare një gjykatësnë Perëndim, një njeri që duhet te mbrojë të drejtat e të tjerëve, një grua si shembull i grave që mbrojnë më të dobëtit, ishte anuar shteti.

Shteti e vrau Erieta Abdulin, me marrëveshje politike.
Shteti e vrau Irena Selin, me heshtje policore
Shteti e vrau Fildes Hafizin sepse nuk e mbrojti

Hipokritë dhe hipokrite, Fildes Hafizi nuk ka nevojë për shtëpi pas vdekjes, por të mos vdiste!

Kreditet për foton: Loreta Cuka

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.