OPINION

Radari i Hakiut? Avaz i vjetër…

17:14 - 06.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Nga Ylli DYLGJERI

 

U zbulua një letër njoftojnë mediat! Letra e zbuluar tregon se Drejtori i Përgjithshëm Çako njoftonte Ministrin e Brendshëm se nuk punon Radari i kontrollit të hapësirës detare! Pasojat? Skafet e drogës venë e vinë… Pa hyrë në analizën se kush e nxorri letrën, apo kush e kërkon këtë ping – pong përgjegjësie, sepse ky avaz është aq i vjetër sa tregohet edhe një humor në vite….
Në kohën e Xhaxhit Enverit, kur mardhëniet me Kinën Popullore ishin më shumë se vëllazërore, gadishmërinë për ndezjen e Radarit të kontrollit të hapësirës detare në Pashaliman e mbanin shokët kinez. Shoku Li ishte përgjegjës për të. Dihet edhe disiplina e shokëve kinezë në punë. Por një ditë Li-u u sëmurë dhe i riu Xeng e zëvëndesonte. Mirpo Xëngu nuk kish mësuar akoma shqip dhe kur u dha një alarm për shkelje të hapësirës detare te Radari u ndodh Xëng-u në këmbë. Komandanti i bazës i tensionuar nga shkelja kërkonte kinezin Li, dhe kur sheh aty Xëng-un, i nxehur i kërkon llogari:
Ku është Li ?
Xëngu, i emocionuar, me gjysma fjalë shqipe, i përgjigjet:
Liu sëmurë. Barku dhemb. Mut s’ka! (dmth Liu ishte zënë kaps e nuk kish dalë në punë)…
Por Radari punonte. Kinezi tjetër ishte në punë.
Po sot? Sot gadishmëri s’ka.Barku nuk dhemb. M…ka. Radari nuk punon…
Kush mban përgjegjësi?


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.