KULTURË

“Tetë femra” kthejnë përmbys Teatrin Kombëtar

10:12 - 28.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Në Teatrin Kombëtar u ngjit  mbrëmë një komedi misterioze me nota muzikali. Në komedinë “8 femra” aktorja e mirënjohur Yllka Mujo luan rolin e Gabit, të zonjës elegante të shtëpisë që do shumë paratë, pak të bijat dhe aspak të shoqin. Një demon i vogël, që adhuron romanet dhe filmat policeskë me aventura dhe spiunazh! Çfarë di?! Çfarë fsheh… tek misteri?! Ajo është Katerina, personazhi i 8-të. Aktore të karrierës dhe gjenerata e re do të ngjiten në skenën e Teatrit Kombëtar për të interpretuar komedinë “8 femra”. Yllka Mujo, Rajmonda Bulku, Olta Daku, Zamira Kita, Merita Çoçoli, Klodiana Keço, Paola Kodra, Blerta Belliu dhe Ilda Pepi iu është dhënë një detyrë nga regjisorja Driada Dervishi, të zbërthejnë personalitetin e një femre në gjithë ciklet e saj të jetës. Por për të bërë të mundur këtë duhet të vdesë një burrë dhe ai është bashkëshorti i Gabit, interpretuar nga Yllka Mujo. “8 femra” është një dedikim edhe për aktoret e kalibrit që Driada Dervishi bën. Zbulimi i gënjeshtrave, intrigave mes anëtarëve të së njëjtës familje dhe shërbyeseve të tyre vjen përmes humorit të hollë, e sjellë veçanërisht bukur edhe në konferencën për mediat. Dy prej “8 femra” -ve në Festivalin e Komedisë në Korçë u vlerësuan me dy çmime të para, Yllka Mujo si aktorja e më e mirë me rolin e Gabit dhe Olta Daku, aktorja më e mirë jo protagoniste me rolin e Agustinës. Në Teatrin Kombëtar komedia misterioze me nota muzikali, “8 femra” dje në mbrëmje, në datën 27 shtator, për herë të parë në skenën tonë dhe më 28, 29, 30 shtator dhe 1 tetor ora 19:00, nën interpretimin e aktoreve: Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Merita Çoçoli, Klodiana Keco, Paola Kodra, Blerta Belliu, Ilda Pepi me regji të Driada Dervishit, kostumografi të Berina Kokonës e skenë nga Fjoralba Prifti, konsulencë muzikore Adrian Jorgji, Yllka Mujo e Metila Dervishi.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.