KULTURË

Eda Zari dhe Elina Duni, koncert protestë për Vjosën!

09:10 - 30.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Artistët kthehen sërish, fill pas një viti nga koncertet protestë “Mos ma prek Valbonën”, dhe “Jo, importit të mbetjeve në Shqipëri”, në sheshin e kryeqytetit, pranë Muzeut Kombëtar më datën 18 tetor, në mbrojtje të lumit Vjosa. “Xhevahiri i egër i Evropës. Koncert sensibilizues në mbrojtje të lumit Vjosa 18 Tetor 2017/Ora: 19.00/ Në Tiranë – Sheshi përballë Muzeut Kombëtar”, shkruhet në posterin e koncertit “LUM LUMI I LIRË!” ku marrin pjesë Elina Duni, Eda Zari Gent Rushi, Rob Luft, Vlashent Sata, Marsela Çibukaj, Linda Rukaj, Charles Lamouroux, Ermal Rodi, Florian Garcin, Emiljan Dhimo, Grupi Polifonik Lunxhëria, Grupi i Bençës, Blerat & Besfort Këpuska, Dj. ODA. Në njoftimin për koncertin shënohet se në Shqipëri planifikohet ndërtimi i më shumë se 500 hidrocentraleve, fakt i cili kërcënon të gjithë lumenjtë e Shqipërisë. “Eksperiencat e kaluara na tregojnë se formatet e solidarizimit, thirrjet për bashkim në kauzë, ndërgjegjësimet kolektive, shumica (fatkeqësisht) nuk i kuptojnë, me dashje ose pa. Politikëbërësit nuk duan t´ia dinë. Por as artistët nuk duan t´ia dinë!”, thonë organizatorët. Sipas tyre, solidarizim, duhet të tregojnë të gjithë ata që kanë një fije atdhetarizmi, ndjejnë akoma se kanë ende lidhje me mëmëdheun, se kjo kauzë iu përket edhe brezave të ardhshëm dhe kush është indiferent i bën dëm të pakthyeshëm të ardhmes së vet dhe pasardhësve. “Fakti që politikëbërësit nuk përfillin fare edhe kur bëjmë tubime /protestë /koncert etj., kjo na forcon më fort zërin. Janë shkelur konventa dhe ligje kaq hapur, ndaj dhe çështja ndodhen në gjykatë, dhe kështu ajo do të shkojë qoftë dhe në atë ndërkombëtare. Nuk mund të lihet diçka kaq madhore në ndërgjegjen e njerëzve skepto-apatikë që i ua kanë gozhduar trutë me propagandë-konsumizmi”, shtojnë ata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.