KULTURË

Simbolikat në bastunin e Gjergj Fishtës

10:20 - 01.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Sende personale dhe dorëshkrime të At Gjergj Fishtës e At Zef Pllumit janë ekspozuar sot në Tiranë pranë Katedrales së Shën Palit. Ekspozita u çel për të kujtuar 10 vjetorin e ikjes së At Zef Pllumit, françeskanit që kaloi 25 vite në internim e në burgjet komuniste.

U ekspozuan gjithashtu materiale arkivore e muzeale të Át Gjergj Fishtës, të ruajtura me vetëdije e sakrifica të mëdha prej Át Zef Pllumit gjatë terrorit komunist. Ndër to spikatën: dorëshkrimi i tragjedisë “Juda Makabe”, “Lahuta e Malcis”, shkopi dhe maska mortore e Át Gjergj Fishtës.

Përkrah tyre, ishin edhe dorëshkrimet e At Zef Pllumit, të veprave që ai la të botuara, por të para tanimë në prigjinalin e tyre me shkrim dore dhe me shënime që janë ndryshe nga varianti përfundimtar. Memoaristika e tij “Rrrno më tregue”, në version e parë ka qenë në vetë të parë njëjës “rrnoj” ndërsa kur ka parë dritën e botimit, ka dalë në versionin “rrno” si për të dhënë një mesazh në shumës për të gjithë ata që nuk treguan dot e për të gjithë ata që nuk panë dot, sikundër për brezat që do u shërbejë për të njohur të shkuarën.

Ritakimi i dy françeskanëve në zë, dikur mjaft të afërt me njëri-tjetrin, At Zef Pllumi ka qenë nxënës i Fishtës, vjen kur tashmë ata janë figura të konsoliduara të kulturës, përtej klerit.

Janë po përkrah bastunët e tyre. Ai i Fishtës ngërthen simbolika biblike në të: engjëllin, të birin e Zotit që mundin djallin, të keqen. Një bastun që  mban në të datën 1933, të gdhendur në dru. Bastuni i Fishtës, bashkë me “Lahutën” me autograf At Zef Pllumi ka mundur ti shëptojë pavarësisht përndjekjeve gjatë regjimit. Ato ruhen nga Biblioteka Françeskane në Shkodër, sikundër edhe zhguni i tij origjinal bashkë me stolen.

Ipeshkvi i dioqezës Tiranë-Durrës, imzot George Frendo u shpreh i lumtur që kjo pasuri u ekspozua.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.