Pas deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili i quajti publikisht përgjegjës për llumin e shkaktuar, duke lëshuar akuza te forta ndaj ish-drejtuesve të LSI-së që kishin Hipotekat dhe Burgjet, Ministrja e Drejtësisë ka hapur konkurset për drejtuesit e rinj të Hipotekave.
Në një deklaratë për mediat, ministrja Etilda Gjonaj shpalli fillimin e nje konkursi, qe sipas saj synon t’u japë qytetarëve shërbim dinjitoz dhe të ndershëm.
“Ky është hapi i parë i reformës në hipoteka. Reforma e cila përfshihet në planin e veprimit 100 ditor të qeverisë për reformimin e shërbimeve publike për titujt e pronësisë dhe do të vijojmë më tej me organizmin e konkurrimit për të gjithë personelin e të gjithë zyrave të hipotekave në vend”, – tha ajo.
Sipas saj, përmirësimi i këtij shërbimi, si dhe zhdukja e çdo rasti korruptiv janë arsyet që i çojnë sot në hapjen e konkursit publik, një praktikë që nuk ka ekzistuar më parë.
“Ftojmë dhe motivojmë të gjithë qytetarët që vlerësojnë se përmbushin kriteret ligjore për këto pozicione të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën elektronike dhe postare dhe të bëhen pjesë e kësaj reformë që sapo ka nisur”, – tha ajo.
Ky vendim eshte shume i rendesishem per hipotekat sepse ne te shkuaren u emeronin drejtorat sipas deshires dhe kur ti tekej
Ja nje ministre qe ben pune tamam,qe ju jep mundesi te gjithve te punesohen fale meritave qe kane dhe jo vetem se mund t kene x apo y te njohur
Me n fund fokusi eshte qytrtari i ndershem dhe i afte dhe jo politika..bravo ministria per kete iniciativee
Nuk vazhdohej me me ata qe shohin cepin e tyre dhe jo ate qe eshte shkruar e zeze mbi te bardhe se kush eshte pronari e jo zaptuesi.
Epo paskeni shance te gjithe, esht per tu perkrahur kjo ministre pasi po ben te pamundur per te mbrojtur ate qe quhet drejtesi dhe barazi.
Ministria e re e ka nisur me kemb te mbare dhe ka bere gjene me te rendesishme. Kush e meriton te futet ne pune
Shpresojme qe te pergjidhen personat e afte dhe qe i perbushin kriteret. Ka ardhur momenti qe te largohen te gjithe ata qe skishin kualifikimin e duhur.
Po shyqyr qe paska nje ministre qe e ben punen sic duhet se u lodhem me manjanin qe e beri drejtesine corap.
Po do te vinte dita qe edhe tek ne te funkrionoje cdo institucion duke patur ne perberje njerezit e duhur, jo njeresit e paafte e dembela.
Day te pyes Znj. Ministre!
-Pse talleni…kur thoni do te zhvilloni konkurse per vendet e lira per regjistrues ne hipoteka !!!
Referuar kritereve te pergjithshme qe ju kini vendosur, si 7 vite eksperience ne institucionet publike…apo dy rekomandime nga dy punedhenes….ju keni vendosur de fakto dhe de jure se ke do te emeroni.
-kritere absurde qe vetem logjike juridike nuk kane…
-perse e perjashtoni rinine nga e drejta e konkurimit!!!!
-me logjiken tuaj injorante juridike…ose 7 dhe jo 5, 3, 1 vit aq sa eshte dhe stazhi…per çdo student!!!
-Pra ju i doni 7 vjecar ne administrate publike…sepse doni zyrtare te tredhur qe te zbatojne verberisht urdhrat tuaj.
-Te rinjte keni frike ti pranoni ne konkurs se e dini mire ata fitojne dhe mund te mos i kontrolloni dot…e pra vazhdoni…duke promovuar “llumin” qe aq shume perzemer ka Kryellumi qe ju zgjodhi Ju.