Tensione, debate të ashpra, tone të larta por dhe batuta, kështu është shoqëruar mbledhja e këshillit të mandateve, e cila ka vijuar për rreth 3 orë.
Ka qenë ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka ngatërruar deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeajn, me Habilajt, persona për të cilët ish-ministri akuzohet se ka bërë trafik droge.
Tahiri i është drejtuar deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj duke e quajtur Habilaj.
“Zoti Habilaj, më lejoni ta mbaroj”, iu drejtua Tahiri, Alibeajt, moment i cili shkaktoi të qeshura në sallën e Byrosë së Kuvendit.
Shfaq Komentet (0)