OPINION

Pse ripajtimi gjermano-polak është ndër më unikët

07:58 - 27.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Rigels LENJA

 

Për herë të parë këtë vit, në Krzyzowa dhe Wrocław të Polonisë u organizua një seminar ndërkombëtar në bashkëpunim të institucione të diplomacisë gjermano-polake. Krzyzowa nuk ishte jo një përzgjedhje rastësore apo teknike. Krzyzowa gjatë luftës së Dytë Botërore ishte ndër qytetet e para ku u krijua një grup rezistence për të përmbysur Hitlerin, i njohur si Rrethi i Krzyzowas. Shpeshherë thuhet se konflikti mes Gjermanisë dhe Polonisë nisi në vitin 1939 me pushtimin e Polonisë nga Gjermania. Në të vërtetë problemet nisin rreth 176 vite më parë. Polonia pësoi tri ndarje të territoreve të saj në vitet: 1772, 1793 dhe 1795, ku përfituesi kryesor i territoreve më pjellore ishte shteti prusian. Do të duhej përfundimi i Luftës së Parë Botërore, që Polonia të rikthehej në hartën e kontinentit të vjetër.

Territoret që krijuan Poloninë e post-luftës u morën kryesisht nga Gjermania P.Lindore (territoret e Dancingut, Prusi Perëndimore dhe Silesi e Sipërme Perëndimore). Kjo që ndodhi në Konferencën e Versajës, qe një nga shtyllat kryesore që Adolf Hitleri përdori për të rrëzuar Republikën e Vajmarit dhe për të përgatitur kasaphanën e Luftës së Dytë Botërore. Lufta nisi me pushtimin e Polonisë më 1 shtator nga Gjermania. Në planet e Hitlerit, Polonia ishte pjesë e planit “Rechsgeu Warthelana” (Gjermania e pastër etnike). Pjesë e këtij plani ishte largimi i 15 milionë polakëve dhe sjellja e 4-5 milionë gjermanëve. Gjermanët u rezervuan hebrenjve “death camps” kampet shfarosëse, kurse për polakët u ngritën “concetration camps” (kampe pune) dhe “death camps” (kamp e skllavërisë).

Gjatë luftës vdiqën rreth 3 milionë hebrenj polake, 3 milionë të tjerë u detyruan të punojnë si skllevër, kurse 10 milionë u zhvendosën. Pas luftës, rreth 4 milionë gjermanë u shpërngulën për në Perëndim, vetëm në vitet 1945-1949. Pa harruar këtu edhe rreth 1 milion të tjerë gjatë Luftës së Ftohtë. Ripajtimi më i vështirë nuk ishte ai midis Gjermanisë dhe Francës. Në të vërtetë ka një dallim, francezët u trajtuan nga gjermanët, në fushëbetejë si të barabartë, madje me respekt nuk u ndërtua asnjë lloj kampi përqendrimi apo shfarosëse. Në krahun tjetër, Polonia u trajtua si një vend i dorës së dytë, si vendet e kolonizuara të Afrikës apo Azisë. Pra, si një komb i pacivilizuar.

Ripajtimi gjermano-polak u dëmtua ndjeshëm nga Lufta e Ftohtë, që u zhvillua fill pas Luftës II Botërore. Megjithëse pati një mori takimesh, kryesisht pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953. Çdo gjë mori një trajtë tjetër në 7 dhjetor 1970, me Traktatin e Varshavës, ku Gjermania Perëndimore njohu si kufi vijën e lumenjve Odër-Nisse. Në vitin 1975, nisi ripajtimi i vërtetë, pasi deri atëherë kishte ngelur në letër dhe në shkëmbimet e popullsisë. Ripajtimi (reconcaliation) që në thelb nuk kishte faktin se ne jemi të barabartë, por që ne jemi të ndryshëm, por dimë të gjejmë gjuhën e përbashkët. Me gjithë dëshirën e madhe të kancelarëve të Gjermanisë, Kohl dhe Brand, përsëri nuk u arritën rezultate konkrete në pajtimin me Poloninë. Në një ambient si ai i Luftës së Ftohtë, ishte e pamundur të ndërtoheshin ura bashkëpunimi Perëndimoro-Lindore. Do pritej në fund Lufta e Ftohtë, për të parë Gjermaninë dhe Poloninë si aleate.

Së pari, ribashkimi i Gjermanisë nuk u pa si një kërcënim nga Polonia, madje u pa si një partner tregtar dhe ekonomik. Menjëherë u ngrit Zyra e Pajtimit gjermano-polak (Foundation Polish-Germany Reconciliation) me fusha veprimi kryesore:

  1. Ndihma humanitare, medikamentesh për viktimat e L.II.B.
  2. Dëgjimi dhe regjistrimi i dëshmive të viktimave të L.II.B.
  3. Organizime të takimeve të të rinjve me viktimat e L.II.B.
  4. Leksione të hapura, ekspozita dhe seminare ndërkombëtare), me fokus mësimin nga gabimet e së shkuarës. Ky fondacion financohet nga qeveria gjermane, polake, austriake dhe OSBE-ja. Ndër të tjera, Gjermania e post-luftës së Ftohtë vazhdoi të dënonte krimet e kryera gjatë L.II.B. dhe madje merrte pjesë në çdo aktivitet që flitej për këto çështje. Sot, një nga hallkat se si vazhdon ky proces është bashkëpunimi i historianëve dhe studiuesve në përgatitjen e librave të historisë për nxënësit e cikleve para-universitare. Një nga veçantitë e ripajtimit gjermano-polakë është se sot qyteti i Gorlic në kufi, ku dikur ishte qyteti që vuante më shumë se çdo qytet tjetër nga shpërnguljet dhe konfliktet, ka vetëm një tabelë që tregon nga ana vizuale kufirin mes dy shteteve.

Seminari ndërkombëtar i Krzyzowa, veç të tjerash nxori në pah edhe një detaj tjetër, atë të dramës së familjeve gjermano-polake, që duhet të zgjidhnin se kë pasaportë duhet të mbanin. Shpeshherë ndodhte që qytetet ku ata jetonin, ndryshonin, herë nën kontrollin polak, gjermanë ose rusë. Dhe çdo herë ata përballeshin me sfida nga më të ndryshmet, shpërngulje apo edhe vrasje. Kjo ishte tabloja e marrëdhënieve deri para viteve 1945. Pajtimi gjermano-polak nuk duhet parë vetëm si një histori e jashtëzakonshme, se si dy armiq të betuar, që një ditë vendosën të harronin gjithçka, e të pajtohen. Por, duhet pasur parasysh si mënyra më e mirë se si vendet e Ballkanit t’i japin fund ballkanizimit dhe dasive etnike, raciale dhe fetare me prejardhje nga shekujt e mesjetës.

Ballkani akoma vuan nga konfliktet si, ndër shtetet që vazhdojnë e përplasen janë: Greqi-Maqedoni, Serbi-Kroaci, Serbi-Bosnje, Bullgari-Maqedoni, Greqi-Turqi, Shqipëri-Maqedoni dhe Kosovë-Serbi. Një hap është hedhur, me anë të Procesit Berlinit dhe krijesës së tij të brishtë, RYCO, po që akoma nuk po jep rezultatet që priten. Mbase do duhen edhe shumë vite, që barrierat kufitare që qëndrojnë akoma në këmbë të bien mes vendeve ballkanike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.