Një deputete e Partisë Socialiste është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje në lidhje me marëdhënien me Habilajt. Dyshohet se deputetja është përgjuar nga Antimafia e Katanias, pasi dihet që Habilajt janë mbajtur prej vitesh në përgjim jo vetëm në Itali, por edhe në Vlorë dhe Tiranë. Deputetja është marrë në pyetje për marëdhënien me Habilajt ditën e premte. Emri i saj nuk bëhet i ditur nga autoritetet.
Shfaq Komentet (0)