POLITIKË

Foto/ Berisha takon Patrick Voller: PD përpjekje për kapërcimin e problemeve pas zgjedhore…

12:43 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë të PPE-së, Patrick Voller. Gjithashtu pjesëmarrës në takim ishin edhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor dhe Europën Jug-Lindore i Fondacionit Konrad Adenauer Florian Fyerebaran dhe Valter Gloss, përfaqësues për Shqiperine i këtij Fondacioni.




Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri shkruan se “në takim u diskutua mbi domosdoshmërinë dhe për përpjekjet e Partisë Demokratike për kapërcimin e problemeve pas zgjedhore dhe qëndrimin e saj si shpresë e një opozite të fortë kundër regjimit të narko-shtetit në Shqipëri!”

Gjatë takimit, Berisha i ka shprehur Voller falenderimet për EPP, grupin e saj parlamentar në Parlamentin Europian, presidentin Josef Daul për mbështetjen e madhe që i japin Partisë Demokratike dhe vendit tonë në tërësi, si dhe grupit parlamentar të Bundestagut dhe Fondacionit Konrad Adenauer!

“Me Voller diskutuam gjerësisht mbi situatën në vend. Theksova se një nga problemet më madhore në vendin tonë është kryeministri dhe qeveria e kriminalizuar, e cili ka ndërtuar një narko-shtet. Ndërsa tani po kërkon të emërojë me narko-deputetet e tij edhe narko-prokurorin e këtij shtetit. Theksova se përballë një qeverie të kapur nga droga,krimi dhe korrupsioni, është e nevojshme ndihma dhe mbështetja e EPP, partive simotra, CDU- së dhe fondacionit Konrad Adenauer. Një shtet i kapur nga droga dhe krimi është kërcënim për gjithë Europën”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, duke iu referuar takimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.