Luana Vjollca është një ndër personazhet më të komentuara sa i përket jetës private, kjo edhe për shkak të lidhjes me biznesmenin Krenar Çoçajn, por që asnjëherë nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë… Mbrëmjen e kaluar, Luana, në emisionin e saj “Shiko kush LUAN” në Top Channel ka pohuar se jam shtatzënë, por më pas e ka mohuar atë duke thënë se është thjesht një shaka…
“Kam shtuar shumë kile, kush ju tha se nuk jam shtatzënë”, tha Luana mbrëmjen e kaluar.
Moderatorja u pyet nga Berat Buzhala se kur e planifikon që të ketë fëmijën e saj të parë. “Tashmë po ju përgjigjem sinqerisht, rreth 30 vjeç”, – u shpreh ajo.
“Që i bie pas rreth 10 vitesh”, reagoi Berati. Menjëherë ndërhyri Luana, teksa theksoi “Nëse më dinë kaq të re, ky është një kompliment shumë i madh për mua”.