EKONOMI

Falje taksash për 100 mijë makina, 11 ditë afat për të përfituar

08:19 - 19.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ornela MANJANI

 

Kur kanë mbetur edhe 11 ditë kohë për të përfituar nga ligji i faljes, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor u bën thirrje pronarëve të mjeteve që kanë detyrime të prapambetura të përfitojnë në kohë. Më 31 dhjetor skadon afati i faljes së taksave të papa-guara të automjeteve. Në fillim të amnistisë rezultonin rreth 100 mijë mjete debitore, pasi për dhjetë vite nuk kishin kryer asnjë veprim financiar, apo kontroll teknik. Nga të dhënat Drejtorisë së Transportit Rru-gor deri në nëntor 2017, rezulton se nga falja kanë përfituar afërsisht 10 për qind e subjekteve. Më kon-kretisht janë çregjistruar mbi 11 mijë 300 automjete, kurse janë falur kamatëvo-nesat per 1.076 mjete. Vlera e taksave që propozohej të fshihej me këtë ligj pas çregjistrimit të mjeteve ishte 5.3 miliardë lekë, ndërkohë deri tani borxhi i falur është rreth 20 për qind, ose rreth 1 miliard lekë. Subjekteve që duan të mbajnë mjetin në qarkullim u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim. Falen po ashtu kamatëvonesat për mospagesë së taksave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota. Nëse ata që kanë detyrime nuk paraqiten, çregjistrohen të gjitha mjetet për të cilat nuk është kryer asnjë veprim pas periudhës 31 dhjetor 2011, pjesa tjetër do të ngelet me borxhe ndaj fiskut.

Falja e detyrimeve
Rreth 100 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesit janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, të cilët prej vitit 2000 deri në 2011 nuk kanë paguar asnjë taksë për mjetin dhe makinat duan t’i nxjerrin nga qarkullimi. Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjitha detyrimeve dmth., të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja e fuqi i faljes t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për çregjistrim dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit. Ndërsa pronarët e makinave që për të njëjtën periudhë, 2000 dhe deri në dhjetor të vitit 2011 nuk kanë paguar taksat dhe duan të mbajnë në qarkullim mjetin duhet të paguajnë vetëm taksat për të gjithë periudhën dhe përfitojnë falje të kamatave. Skema është bërë e ditur nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat bëjnë të ditur që janë një pjesë e konsiderueshme mjetesh që nuk kanë përfituar nga amnistia e vitit 2009, pasi pronarët e tyre nuk kanë aplikuar. Sipas të njëjtave burime, për makinat që kanë detyrime për taksa dhe gjoba pas janarit 2012 do të përfitojnë falje të gjobave vetëm në rast se kryhet pagesa e detyrimeve tatimore.

Çregjistrimi
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rru-gor bëjnë të ditur se do të çregjistrohen të gjitha mjetet që nuk kanë kryer asnjë veprim pas periudhës 31 dhjetor 2011. Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura si, taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pronarët e makinave që paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve, që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë. Sipas draftit, personave të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës janar 2011 deri më dhjetor 2014, të cilat fshihen. “Nëse brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të tij”, – thuhet në ligji.

Procedura e çregjistrimit të mjeteve dhe faljes së detyrimeve

1. Çregjistrohen të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 dhjetor 2011.
2. Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si: taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave e tarifave. Tatimpaguesit/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda datës 31.12.2017 të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer pa pagesë veprimet e çregjistrimit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij.
3. Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.
4. Nëse brenda datës 31.12.2017 personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore për këto mjete.
5. Lista e mjeteve me targat përkatëse të çregjistruara sipas këtij ligji i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.