Kryesore

Largimi i Sheraton nga Shqipëria/ Berisha: Ju tregoj interesat mafioze të Edvinit dhe Olsit

19:03 - 30.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me largimin nga Shqipëria të Sheratn, një ndër investitorët më të rëndësishëm në vend në fushën e hoteleri-turizmit.




Përmes një statusi në Facebook, Berisha e cilëson këtë si një “lajm të zi”. Ndërsa nuk ngurron të flasë për interesa mafioze, sipas të cilit fshihen pas Kryeministrit Edi Rama, që kanë çuar në këtë vendim të Sheraton.

Postimi i Berishës:

Largimi i Sheraton, kartolina e zeze e Edi Rames Per Shqiperine Turistike!

Te dashur miq, dite zie per turizmin shqiptar por edhe qytetin e Tiranes. Firma me prestigjoze e hotelerise “Sheraton” largohet nga Shqiperia. Pas largimit nga Shqiperia pas masakrimit nga nje bande e lidhur me Ramen, te menaxherit te kompanise Omniks, me projekt per te investuar rreth 1.5 miliard dollar ne Lalz, tani per turizmin vjen lajmi tejer i keq, largimi i “Sheraton”, i kompanise me kryesore te turizmit ne Shqiperi.

Ky largim ka lidhje direkt me interesa mafioze ne hoteleri te Edivn dhe Olsi Rames! Shtoj ketu se ne kater vitet e fundit ne Shqiperi nuk ka ardhur asnje investitor serioz, nderkohe qe jane larguar me qindra te tille. sb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.