Horoskopi

Horoskopi për datën 1 janar 2018

09:14 - 01.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dashi është një shenjë e bindjeve të forta, me shumë energji dhe një gatishmëri të madhe për t`u ngarkuar në projekteve. Në këtë ditë, njerëzit e kësaj shenjeje duhet të jenë të kujdesshëm për të artikuluar qëllimet dhe synimet e tyre me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e ekipit, veçanërisht në projekte të mëdha. Nëse një projekt i vogël është afër zemrës suaj, mbajeni, kërkoni mbështetje dhe investoni kohë për ta çuar përpara me shpejtësi.

 

Demi njihet si një shenjë e “biznesit”. Njerëz që punojnë fort dhe mirë. Kryesisht të painteresuar nga ajo që ndodh rreth tyre. Sot, ka të ngjarë të doni një ndryshim të vogël. Kjo do të jetë e zakonshme për të gjitha shenjat në këtë ditë. Sugjerimet tuaja kanë gjasa të dalin si më pak të qëndrueshme. Bëni disa përpjekje të tjera.

Binjakët ka të ngjarë të jenë protagonistë sot. Jeni shpesh njerëz komunikues që doni të dini se çfarë po ndodh rreth jush, dhe të tjerët ka të ngjarë të jenë të disponueshëm për të komunikuar me ju. Sot do të jetë një ditë interesante, por kini kujdes që të mos përfshijeni në ndonjë situatë shumë serioze.

Gaforrja ka të ngjarë të ndihet shpejt e ofenduar ose e mërzitur. Mendimet kanë gjasa të jenë më të forta se zakonisht. Ata që nuk mund të marrin ngrohtësi në vendin e punës duhet të marrin në konsideratë përpjekjen për të dalë herët dhe për të kaluar më shumë kohë në shtëpi sot. Njerëzit kanë të ngjarë të jenë të zënë, por të paktën ju do të jeni në mjedisin tuaj të preferuar.

Luanët mund të mbingarkohen, nëse zgjedhin rrugën e gabuar. Njerëzit që ju njohin mirë, janë ata  që i afrohen sot ideve tuaja. Ata që mendojnë se ju jeni në ditët më të mira, jeni njeri i madh dhe i lindur për udhëheqës.

Virgjëreshat nuk janë zakonisht njerëz që largohen, por sot ju duhet të konsideroni përpjekjen për të bërë një lloj ndryshimi në zonën në të cilën punoni. Ju mund të dëshironi të shkoni drejt e në krye sot, në vend që të kaloni nëpër zinxhirin e zakonshëm të komandës. Reputacioni juaj ka të ngjarë të flasë për ju, kështu që gojën mbajeni mbyllur.

Peshorja duhet të marrë një rol moderues të butë. Ndërkohë që mund të ketë një diskutim të mirë sot, dhe ndërkohë që emocionet mund të jenë të larta, nuk ka gjasa që të keni shumë argumente. Përfundimi më produktiv do të arrihet nga të gjithë ata që janë duke punuar.

Akrepi duhet të qëndrojë sa më qetë sot. Mos bëni propagandë për veten dhe lini të flasë reputacioni juaj për ju. Do të keni disa diskutime. Mos e ngrini zërin se ka mundësi që situata t`ju dalë jashtë kontrollit dhe atëherë do të jeni ju që do humbisni pikë.

Shigjetari nuk njihet si shenjë intelektuale, por gjithsesi ka shumë për të kontribuar. Merrni parasysh ndryshimet në mënyrën se si organizoni hapësirën tuaj, strukturore dhe fizike.Primarja për ju është të qëndruarit në një hapësirë ​​të rehatshme, kështu mund të jeni në gjendje të ndihmoni në krijimin e asaj hapësire edhe për të tjerët. Se kur e ke vetë diçka mund t`ia sigurosh edhe të tjerëve.

Bricjapët duan me gjithë fuqinë e tyre të shikojnë ndryshime, por nuk kanë shumë gjasa për t’i arritur ato. Duhet të luftoni së pari me frikën dhe pastaj të vazhdoni përpjekjet për t`i marrë ato që doni. Do të dilni nga situata e zhytur në të cilën ndodheni. Por luftoni frikën.

Ujorët kanë një mundësi interesante për të nxjerrë anën e tyre më të egër. Hëna është në shenjën tuaj dhe të tjerët ka të ngjarë të shprehin ide jashtë zonës së tyre të zakonshme të rehatisë, kështu që disa nga idete tuaja mund të duken shumë më të realizueshme. Do bëhet më e mira. Që për fat të mirë, mund të jetë ajo që sugjeroni ju.

Peshqit, ashtu si Shigjetarët, ia detyrojnë mirëqenien e tyre të tjerëve. Ndaj kur e kanë diçka vetë, përpiqen edhe për të tjerët. Janë gati për të ofruar ndryshime në botën përreth. Njerëzit e shenjës suaj kanë një kuptim të fortë ndaj njerëzve. Janë empatikë. Çdo gjë që do ofroni në komunitet do të jetë e nevojshme dhe do pritet mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.