Horoskopi

Horoskop: 6 shenjat më materialiste që e dashurojnë luksin     

16:56 - 11.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nëse kemi vetëm një jetë, pse të mos e jetojmë atë siç duhet”. Pikërisht këtë parim ndjekin 6 shenjat më materialiste të horoskopit, të cila dashurojnë paratë dhe luksin.




Nga udhëtimet më të shtrenjta dhe deri tek veshjet firme, këto shenja e shijojnë më së miri jetën.

Ja se cilat janë 6 shenjat më materialiste të horoskopit:

Luani

Të lindurit e kësaj shenje, zënë vendin e parë si materialistë. Ata jo vetëm që jetojnë në botën materiale, por duan ta posedojnë atë. Ata pëlqejnë të fitojnë dhe të ekspozojnë gjërat e shtrenjta. Pagat e tyre janë jashtëzakonisht bujare, kështu që ata gëzojnë luksin e të shpenzimet për blerje apo për dhurata për njerëzit e dashur. Luani dëshiron gjërat materiale që kanë njerëzit e tjerë dhe do të përqendrojë gjithë energjinë për marrjen e tyre. Ata priren të  besojnë se posedimi i sendeve luksoze ose të shtrenjta i bën ata të duken më të mirë dhe me vetëvlerësim.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje priren të jenë tolerues kur bëhet fjalë për blerjen e gjërave për veten dhe shtëpitë e tyre. Ata duan të rrethojnë veten me të bukurën dhe do të ruajnë më shumë për një udhëtim luksoz në një vend përrallor se të shkojnë në kamp. Ka një pjesë të tyre që kërkon të ketë gjithçka me ngulm dhe ata shpesh janë në konkurrencë të vazhdueshme me fqinjët, familjen dhe miqtë e tyre në lidhje me kush ka telefonat, makinat dhe teknologjinë më të fundit. Por bukuria ka përparësi mbi gjithçka.

Peshorja

Peshorja mund të jetë sipërfaqësore dhe lehtësisht e impresionuar nga gjërat materiale. E vërteta është se ata janë të tërhequr për gjëra të bukura, me shkëlqim dhe shpesh i blejnë vetë të ndihen më mirë. Ata janë shpenzues të mëdhenj edhe nëse nuk kanë para për ta përballuar diçka. Ata duan të kenë të njëjtat ose më shumë se gjërat që kanë të gjithë të tjerët, edhe nëse nuk kanë financat e duhura për t’i pasur ato. Ky qëndrim  mund t’i fus shumë në telashe. Nëse ata nuk frenojnë shpenzimet e tyre, shumë shpejt do e gjejnë veten në vështirësi financiare. Çfarë është një borxh i vogël i kartës së kreditit nëse ju ndihmon të ndiheni mirë me veten tuaj?!

Bricjapi

Arsyeja e natyrës materialiste të Bricjapit është sepse kërkojnë që e ardhmja e tyre të jetë jashtëzakonisht perfekte. Ata duhet të kenë një bazë të fortë financiare për të ndërtuar sigurinë që kërkojnë. Ata duan të investojnë në gjëra që do të fitojnë në vlerë si prona, bizhuteri dhe arti. Bëhet fjalë për gjëra të prekshme që Bricjapi mund të llogarisë për të ardhmen. Teksa të papriturat mund të jenë të shumta, Bricjapët duan të jenë të përgatitur për përballuar çdo gjë.

Gaforrja

Ashtu si Demi, ana materiale e gaforres del në fuqi të plotë kur bëhet fjalë për shtëpinë e tyre. Në vend që të përqendrohet në artin dhe bukurinë, Gaforrja dëshiron të shpenzojë paratë e tyre në gjëra të prekshme, si korniza të arta për të futur fotografi familjare. Të lindurit e kësaj shenje njihen për natyrën e tyre emocionale. Meqenëse shtëpia është aq e rëndësishme dhe kalojnë një pjesë të madhe të kohës së lirë, ata gjithashtu dëshirojnë të kenë më shumë se një, si p.sh. një shtëpi plazhi ose një në male – pasuri e vërtetë që impresionon të tjerët dhe nuk është aspak lirë.

Peshqit

Peshqit nuk janë shenja më materialiste në horoskop,  por ka disa gjëra që thjesht nuk mund t’i rezistojnë dhe ata mendojnë se sa më shtrenjtë është më e mirë. Peshqit e kanë të vështirë të mos blejnë këpucë të shtrenjta, syze dhe rroba të trendit të fundit. Ata e duan ndjenjën e artikujve luksozë në kontakt me lëkurën e tyre. Peshqit shpesh venë në diskutim sesi i kanë shpenzuar paratë e tyre, por teksa kujtojnë blerjet, natyrisht që i bëjnë mirë llogaritë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.