KULTURË

Artan Fuga i përvishet sërish Akademisë së Shkencave, ja përgjigja  e Institucionit

12:47 - 19.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Përmes një letre të hapur akademiku Artan Fuga i ka kërkuar kryeministrit, presidentit, ministres së Arsimit dhe vetë Akademisë, që kjo e fundit të rithemelohet jo të restuarohet.




Në përgjigje të kësaj letre, Akademia ka publikuar në sajtin e vet zyrtar një njoftim publik, ku bën me dije të gjithë hapat e ndërmarrë deri më tani sa i takon reformës  së nisur prej shtatorit pas kërcënimeve të kryeministrit Edi Rama për prerje të fondeve publike.

Pjesë e grupit të konsultave në fakt ka qenë edhe vetë Fuga, megjithatë, akademia rendit nismat dhe takimet konkrete për reformimin që pritet të ketë rezultatet deri në mars, muaji që shënon afatin e lënë nga qeveria.

Reforma e Akademisë së Shkencave

Njoftim publik mbi ecurinë e reformës në Akademinë e Shkencave përmes dokumenteve dhe vendimeve përkatëse.

1.Me vendimin e asamblesë së ASH-së Nr. 21, datë 17 nëntor 2017 është aprovuar ” DRAFT REFORMA INSTITUCIONALE E KËRKIMIT SHKENCOR DHE ROLI I AKADEMISË SË SHKENCAVE”.“

2.Me vendim e asamblesë së akademisë Nr. 23, datë 22 dhjetor 2017 “Për aprovimin e kalendarit të reformës institucionale në Akademinë e Shkencave” është aprovuar kalendari dhe aktivitetet në zbatim të kësaj reforme.

3.Një komision ad hoc i reformës i përbërë nga akademikë është ngritur me vendimin e Asamblesë së ASH-së nr. 18. prot, datë 11 shtator “Për krijimin e komisionit Ad Hoc, me mandat të plotë përfaqësirni, miratuar nga Asambleja e Akademisë si Shkencave, për reformën në kërkimin shkencor dhe në atë institucionale”, i cili do të hartojë draftet e akteve të brendshme të vetëreformimit, si: “Statuti” i ASH-së dhe dokumentet: “Kriteret dhe standardet e pranimeve të reja si ‘akademik’ dhe ‘akademik i asociuar’” dhe “Kriteret dhe standardet e konkurrimit në pozicionet drejtuese të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.

4.Me vendimin e Ministres së Arsimit nr. 29 datë 16 janar 2018 “Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e projektligjit “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë” dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij” është ngritur ky grup i përbashkët pune me 7 anëtarë i cili do të realizojë hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore bazë të ASH-së.

5.Për të koordinuar dhe monitoruar punën, me aprovim të përbashkët të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit është ngritur një Komisioni i Përbashkët Mirëbesimi me 4 anëtarë. Shih vendimin e asamblesë nr. 1, datë 18 janar 2018 “Për aprovimin e përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave në Komisionin e përbashkët të mirëbesimit mes MASR dhe Ash-së…

6.Akademia gjermane e Shkencave LEOPOLDINA dhe ALLEA, organizata e akademive të shkencave të Evropës asiston procesin e reformës.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.