Fol me Psikologen

“Jam në merak për gocën…I mbaron interneti në celular, qan e dridhet e tëra”

13:28 - 24.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jam Mira nga Tirana. Gocën e kam ne gjimnaz. Jam në merak. I mbaron interneti në celular, qan e dridhet e tëra. Mjera unë. A ka zgjidhje psikologe? Mos më ka ikur nga mendtë?




-E dashur Mira e kuptoj shqetësimin tënd si prind. Interneti është pjesë e jetës së sotme dhe brezat tuaj e kanë akoma edhe më të vështirë për ta kuptuar ndoshta këtë lloj marrëdhënie internet-adoleshent dhe jo vetëm. Mos shko tek mendimi ekstrem që vajza ka ikur nga mendtë, por më duhet të pranoj që shqetësimi yt për këtë raport të saj me internetin qëndron dhe është i vërtetë. Nga reagimi i vajzës tënde, pra simptomat që ti referon siç janë të qarat dhe dridhjet,  kuptoj se ajo ka krijuar varësi nga interneti, rrjetet sociale etj… por ty si nënë të lind detyra të “luftosh” me këtë situatë. Fol me vajzën në lidhje me pasojat negative që ka kjo sjellje, thuaji asaj që nuk mund të qëndrojë në internet më shumë se 2 orë në ditë. Jepi detyra të tjera për të bërë, dilni bashkë, përpiqu ta shtysh drejt aktiviteteve sportive dhe argëtuese, vendose si rregull që celulari nuk preket nëse nuk ke mbaruar detyrat. Sigurisht duke ndryshuar nga pak çdo ditë dhe vetë ajo do të mësohet të reduktojë kohën e shpenzuar me celular në dorë apo laptop.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.