Fol me Psikologen

“Kam kuptuar që jam gay. Kam frikë t’ia them babit”

12:41 - 25.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përshëndetje! Nuk dua qe të identifikohem por kam nevojë të flas me ju dhe t’ju pyes për një gjë që po më shkatërron jetën. Deri më sot nuk kam parë asnjë ditë të bardhë, kam jetuar një gënjeshtër në fakt. Duke ditur se si është mentaliteti këtu nuk kam guxuar t’i them askujt të vërtetën time. E kam ndjerë gjithmonë se jam homoseksual dhe vajzat nuk më tërheqin fare. Nuk ja kam thënë as miqve të mi më të ngushtë, por frika më e madhe janë prindërit. A t’i them babait që jam gay? Nuk di si do reagojë ai dhe nga ana tjetër nuk e shtyj dot më duke gënjyer.




E kuptoj shqetësimin tënd, por nëse nuk e thua sot atëherë kur? Është e qartë që frika që ndjen nga reagimi i babait po të ndalon të tregosh të vërtetën. Por mendo që reagimi i tij mund të mos ndryshojë asnjëherë e ty të duhet ta pranosh këtë.

Për lumturinë tënde vetjake ti duhet ta bësh këtë gjë, duhet ta kalosh këtë pengesë, ky është detyrimi që ke ndaj vetes. Nëse nuk e bën, sado kohë të kalojë asgjë nuk ka për të ndryshuar, përveç faktit që ti do vazhdosh të lëndohesh e të jetosh një gënjeshtër. Nëse njeh dikë që ka të njëjtat preferenca me ty fol me të.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.