Fol me Psikologen

“Kam humbur mijëra € në bixhoz… Tani kërkoj të martohem, por borxhlinjtë i kam tek dera”

11:49 - 26.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përshëndetje, jam Artani nga Tirana. Kam humbur mijëra euro në bixhoz, por e kam lënë. Tani kërkoj të lidhem me ndonjë vajzë dhe të kem familjen time. Kam vetëm një problem, borxhlinjtë. Më duket sikur ata nuk do më shqiten nga dera gjithë jetën dhe mund të krijojnë ndonjë çarje në çift.




Artan më vjen shumë mirë që e dëgjoj këtë, pra që ke hequr dorë nga një varësi e fortë siç është bixhozi dhe po mendon të fillosh një tjetër jetë. Një sjellje e tillë sigurisht që krijon problem dhe do apo s’do ato do të ndjekin pas për aq kohe sa t’i zgjidhësh.

Takoji borxhlinjtë dhe siguroji qe do u kthesh paratë dhe fillo t’ua kthesh nga pak në mënyrë permanente që ata të të besojnë dhe të kuptojnë se ke hequr dorë dhe nuk do mashtrosh më.

Mos e penalizo veten, gjej një partnere, por mos e fshih të shkuarën tënde prej saj, thuaja ti vetë atë që ka ndodhur dhe problemet aktuale që ke në mënyrë që ta përgatisësh dhe të bëjë dhe ajo zgjedhjen e saj të lirë, pra të të pranojë ashtu siç je.

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.