OPINION

Pse populli ynë nuk duhet të protestojë kurrë më!

11:08 - 27.01.18 Enkel Xhangoli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të protestosh në Shqipëri nuk do të thotë të luftosh të drejtën dhe as idealin tënd si qytetar i një vendi demokratik, por do të thotë t’i bindesh partisë.




Pas rrëzimit të sistemit komunsit nga e vetmja protestë studentore  e vërtetë në Shqipëri, jemi përfshirë nga shumë protesta dhe gjithmonë të ideuar nga forca politike si të majta apo të djathta.
Protesta është një e drejtë demokratike dhe çdo person që i shkelet e drejta e tij qoftë nga një person apo nga vetë shteti ka gjithë fuqinë demokratike që ta kundërshtojë.
Por, një protestë mund të shërbejë për aq kohë sa ajo është në shqërbimin tënd dhe jo të interesave të një personi tjetër apo të një grupi me interesa të caktuara.

Fatkeqësisht kjo gjë ndodh në Shqipëri, gati për prej 3 dekadash. Populli nuk mblidhet të protestojë kur u shkelet e drejta apo kur të tjerët luajnë me jetët e tyre, por vetëm kur ua kërkon partia.
Gjatë këtyre viteve kemi parë shumë protesta, por asnjë të organizuar nga vetë populli.
Forcat politike qoftë të majta apo të djathta e kanë përdorur popullin herë si shpatë dhe herë si mburojë nga sulmet mes njëri-tjetrit.

Si mundet një popull të harrojë shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku mbetën të vrarë 26 persona të cilët çdo ditë rrezikonin jetën për të nxjerrë bukën e gojës për familjet e tyre. Si mund të bëhesh i verbër dhe të protestosh në krah atyre njerëzve të cilët duhen të mbajnë përgjegjësi për jetët e humbura.
‘Shigjetat’ e akuzave drejtohen nga qeveria e atëhershme e Sali Berishës dhe personave rreth tij, asnjë ministër apo drejtues nuk u mor kurrë në pyetje, për këtë çështje. Madje, për fat të keq, vendosja e personave para ligjit u përdor dhe si premtim elektoral gjatë fushatës së Partisë Socialiste në 2013. Edi Rama, kryeministri ynë sot, betohej dhe stërbetohej që këta persona do të mbanin përgjegjësi ligjore sapo të vinte në pushtet.

Kush është vënë para përgjegjësisë? Drejtësia heshti në emër të padrejtësisë.
Vetëm pak ditë më parë përkujtuam 21 janarin, ku gjatë një proteste në vitin 2011 mbetën të vrarë 4 persona dhe askush nuk mbajti përgjegjësi.
Sali Berisha në atë kohë kryeministër, akuzonte Edi Ramën që ata persona janë vrarë nga të tjerë protestues të opozitës së atëhershme, në mënyrë që të krijojë panik në vend.

Nga ana tjetër, Rama akuzonte Berishën si urdhëruesin e vrasjeve të tyre, por nga gjithë këto akuza nuk u vërtetua asnjëra. Vdekja e 4 personave u shndërrua në një lojë politike për një garë të përgjakshme pushteti. Kjo ngjarje përkujtohet çdo 21 janar, por ende nuk janë zbardhur të gjitha rrethanat se si ata njerëz lanë jetën e tyre para kryeministrisë.

Në cilin vend demokratik mund të vriten 4 persona dhe drejtësia nuk është në gjendje të drejtojë gishtin në asnjë drejtues të lartë?! Si mund të dalësh në shesh dhe të protetsosh me njerëzit të cilët mbollën padrejtësi, qoftë PD, PS apo LSI?
Nëse Parita Demokratike ka një farë të drejte të protestojë, por LSI nuk mund të bëjë dotë opozitë dhe as nuk mund të protestojë.
LSI ka bashkëqeverisur me PS dhe kanë ndarë së bashku çdo pazar politik apo çfarëdo pazari tjetër, ka hedhur akuza nga më të rënda në adresë të PD, ndërsa tani e shikon si bashkëudhëtare për rrëzimin e qeverisë, që sipas tyre, është kapur nga krimi.

Edhe nëse kjo qeveri është e kapur nga krimi, korrupsioni, kondrabanda apo trafiku, LSI ka po kaq përgjegjësi sa PS, pasi ajo ka qenë një ndër faktorët që ka ushqyer korrupsionin në Shqipëri, pasi ka bashkëqeverisur me PD dhe me PS.

A nuk janë këto parti të cilat kanë drejtuar vendin, me ndihmën e LSI? Çfarë roli ka patur dhe ka LSI mes PD dhe PS?
Për mendimin tim, sisitemi i korrupsionit është ushqyer prej saj në bashkëpunim me partitë e mëdha dhe nuk mund të mendosh që “tentakulat” e këtij sistemi do t’i zhdukin pikërisht personat që e krijuan.
Pra, duke kujtuar këto pika mes shumë e shumë të tjerave, nuk mendoj se ja vlen të protestosh më për këtë klasë politike.

Populli duhet të ndërgjegjësohet se protestat e thirrura nga partitë, qoftë PS, PD apo LSI, nuk u shërbejnë. Duhet ta kuptojnë që nëse dikush të vendosë flamurin në dorë dhe të thotë tunde, domethënë që po e tund për atë dhe jo për vete.
Pas proteste si gjithmonë në vendin tonë, do të përballemi me të njëjtin realitet të padrejtë që e krijojmë vetë ne.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.