SHËNDET

Pse personat që kanë probleme me zemrën duhet të pinë verë të kuqe?

12:02 - 04.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Antioksidantët që gjenden tek vera e kuqe mund të përdoren për të trajtuar sëmundjet e zemrës.




Sëmundjet kardiovaskulare prekin rreth shtatë milionë njerëz në Britaninë e Madhe, duke shkaktuar mbi një të katërtën e vdekjeve çdo vit sipas Fondacionit të Zemrës Britanike.

Por, në gjithë botën vërehet një rritje të numrit të personave që preken nga sëmundjet e zemrës.

Ato i referohet sëmundjeve koronare të zemrës, sulmit në zemër, sëmundje kongjenitale dhe goditjeve, të cilat mund të menaxhohen me trajtim.

Tammy Dugas, profesor nga Departamenti i Shkencave Krahasuese Biomedicinale në Shkollën e Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Luiziana, beson se mund të ketë gjetur një mënyrë për të përdorur antioksidantët që gjenden tek vera e kuqe për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Kjo nuk është e vetmja instancë e fundit e shkencëtarëve që lavdërojnë përfitimet e alkoolit.

Një studim i ri nga Universiteti i Rochesterit thotë se: pirja e sasive të vogla të alkoolit mund të rrisë aftësinë e trurit për të hequr mbeturinat, duke siguruar kështu një pastrim efikas.

Në të kundërtën, Dugas nuk këshillon që njerëzit të pinë më shumë verë të kuqe në mënyrë që të trajtojnë sëmundjet e zemrës, por që inkorporomi i antioksidantëve që gjenden në verë të kuqe në një procedurë angioplastike koronare mund të jetë e dobishme për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Angioplastia koronare është një procedurë në të cilën zgjerohen arteriet koronare të bllokuara ose të ngushta.

Ndonëse benefitet e verës së kuqe janë zbuluar që herët, Dugas ka meritën në gjetjen e mënyrës inovative të përdorimit të saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.