AKTUALITET

Mbyllen aplikimet për infermierë, numër rekord kandidatësh

15:24 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre javë pas shpalljes së aplikimeve në platformën “Infermierë për Shqipërinë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi përfundimin e aplikimeve sipas afateve të shpallura më herët, për 420 vende të lira pune si infermierë, fizioterapistë dhe teknikë imazherie në të gjitha qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.




“Ka patur një interesim mjaft të lartë për të aplikuar në këtë platformë, gjë që tregon besimin e të interesuarve te kjo mënyrë e re punësimi që do të zhvillohet në strukturat tona publike. Aktualisht është mbyllur faza e parë, ajo e aplikimit për vendet e lira të punës dhe janë 3443 aplikime për infermierë, teknikë imazherie dhe fizioterapistë”, tha zv/Ministrja Mira Rakacolli në një prononcim për median.

Në fazën e dytë do të bëhet shqyrtimi I dokumentacionit dhe menjëherë më pas do të shpallen publikisht dhe në platformën www.infermierëpërshqipërinë.al datat dhe vendi i testimit.

Punësimi do të kryhet në bazë të rankimit të pikëve të secilit kandidat.

Aplikimi në platformën “Infermierë për Shqipërinë” është e vetmja mënyrë punësimi në strukturat shëndetësore publike në të gjithë vendin.

Zv/Ministrja Rakacolli sqaroi gjithashtu se çdo vend i ri pune do të shpallet në këtë platformë, ndaj ftoi të gjithë të interesuarit të aksesojnë www.infermierëpërshqipërinë.al për cdo vend të ri pune, që nga pikat apo qendrat shëndetësore deri te spitalet universitare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.