Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga arrestimi i shtetasit grek Efthymiou Efthymious, i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, vrasje kjo e ndodhur një javë më parë në Tiranë, Gazeta Shqiptare ka zbardhur procesverbalin e Prokurorisë se çfarë iu gjet 41-vjecarit.
Kështu, sipas procesverbalit të Prokurorisë, grekut Efthymiou Efthymious, i cili ekzekutoi me pagesë me disa plumba Kasmin i janë gjetur 16 kartmonedha me prerje 2000 lekëshe, 3 kartmonedha të prerjes 1000 mijë lekëshe, 3 kartëmonedha të prerjes 500 lekëshe, si dhe 20 kartëmonedha të prerjes 100 euro.
Në dokumentin e siguruar nga “Gazeta Shqiptare”, grekut Efthymiou Efthymious i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pasaportë greke, një mbajtëse fotoje me kapak, një patentë në gjuhën greke, një kartë debiti, një dokument në gjuhën greke si dhe një telefon, i cili nuk hapet pasi është me kod sigurie.
Grupi kriminal që ekzekutoi Devi Kasmin u zbulua nga policia pak ditë pas atentatit, ku ranë në pranga greku dhe tre persona të tjerë, ndërsa u shpall në kërkim koka e bandës, Altin Aurel Hoxhallari.