Sociale

Festohet Viti i Ri Kinez, ja cilës shenjë i përket 2018

11:37 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viti i Ri kinez bazohet në shenjat e horoskopit, sipas një kalendari hënor dhe festohet mes 21 janarit dhe 20 shkurtit.




Për të festuar këtë vit, ishte zgjedhur data 6 shkurt dhe Universiteti i Arteve. Pas Workshop-it me studentët e këtij universiteti një ditë më parë, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës bëri bashkë shqiptarë e kinezë për të festuar Vitin e Ri, ndryshe “Festa e Pranverës”, që këtë herë përkonte edhe me 10-vjetorin e binjakëzimit të dy kryeqyteteve Tiranë-Pekin. Njëherësh për të treguar bashkëpunimin midis dy vendeve edhe në art e kulturë.

Trupa e të rinjve nga Akademia e Dansit të Pekinit performuan për rreth 1 orë e 30 minuta kërcime klasike kineze, ku dominonin ngjyrat e ritmi. Midis rë pranishmëve ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Veliaj zbuloi projektin më të ri të Bashkisë, duke thënë se investimet kineze tashmë janë më të prekshme.

Sipas horoskopit kinez, 2018-a është viti i qenit të tokës. Zodiaku kinez funksionon me një rotacion 12-vjeçar, ku secila shenjë kafshësh ka vitin e saj.

Sipas astrologjisë kineze, ky bit do të jetë me më shumë stabilitet dhe një ndjesi më të madhe të të qënit me këmbë në tokë. Përgatiti: A.D/Gazeta Shqiptare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.