Kafja shihet shpesh si një nxitje energjie. Me më pak se një kalori për filxhan, ajo ofron të njëjtën energji sa një çokollatë.
Shkencëtarë të ndryshëm e madje dhe Shoqata Amerikane e Zemrës, deklaruan vitin e kaluar se përfitimet e antioksidantëve në kafe dhe tek çaji jeshil janë të pakufizuara.
Por, trapistët ushqimorë paralajmërojnë se ka një efekt anësor nga konsumi i saj: kafeja mund të çojë në shtim në peshë, veçanërisht të yndyrë në zonën e barkut.
Tammy Lakatos-Shames, shpjegon se ndikimi i kafeinës në hormone mund të jetë një faktor i heshtur.
“Kafeina rrit normën e zemrës dhe të frymëmarrjes. Pra, për disa njerëz ajo shkakton ankth, shkakton nervozizëm dhe rrit nivelin e kortizolit. Kjo shkakton shtimin në peshë, veçanërisht në zonën e mesit. Kortisoli njihet si hormoni i stresit”.
Lakatos-Shames shtoi se: “Megjithëse stresi nuk është arsyeja e vetme që kortizoli është sekretuar në qarkullimin e gjakut, por është quajtur “hormon i stresit” pasi ajo lirohet kur trupi është në gjendjen e ‘luftës’.